Të rinj dhe qytetarë vijojnë të protestojnë para Bashkisë së Durrësit, në protestë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Një protestuese iu drejtua efektivëve të policisë, duke i akuzuar se kanë shitur veten për 2500 euro.
“Unë kam dalë për rininë sot, se të gjithë i kemi nipa dhe mbesa”, u shpreh ajo, duke u bërë thirrje qytetarëve të Durrësit të ngrihen në protestë.
“Çohuni, se gjithë Shqipëria është në këmbë, ju flini gjumë”, ishte mesazhi i saj për qytetarët.
Protestuesja paralajmëroi gjithashtu policët të mos mashtrohen nga vendimi i firmosur një natë më parë nga qeveria, duke pretenduar se bëhet fjalë për orare të zgjatura pune.
© SYRI.net