PSG-Barcelona, sfida e miliardave dhe…e Topit të Artë
Legjenda e Juventusit dhe futbollit italian, Gianluigi Buffon ka folur hapur në një intervistë për të përditshmen “La Gazzetta Dello Sport’ duke përmendur situatën e Juventusit dhe ish trajnerin e kombëtares italiane Gennaro Gattuso.
‘Nëse shoh një shpresë, është tek vijimi i punës së Spallettit deri në fund-tha Buffon-kur ndryshon 5 trajnerë në 4 vjet, problemi nuk mund të jetë vetëm trajneri’
Më pas Buffon gjeti një lloj alibie për bardhezinjtë pas humbjes së rëndë ndaj Lazios.
‘Nuk është Juventusi më i fortë, por a ka ndonjë që e di që nëse skuadrës i heq Yildiz, Locatelli, Thuram, Ekhator, Milik e Grabara është si t’i heqësh Cannavaro, Buffon, Tottit, Nestës dhe Pirlos kombëtares italiane?-vijoi Buffon-Lazio vraponte dy herë më shpejt. Bremer, që është ndoshta futbollisti me fizikun më mbresëlënës në kampionat, ndoshta arriti t’i marrë pak metra Dele Bashiru. Rino Gattuso nuk bën shaka kur bëhet fjalë për përgatitjen atletike, nuk lë asgjë pas dore’.
Ish portieri legjendar i mirëkuptoi fjalët e Bremer pas ndeshjes me Lazion, por la të kuptohet se ndoshta ai do të duhej të kishte vepruar ndryshe. ‘Kur flet, duhet të jesh në pozicionin e atij që jep më shumë dhe që mund t’ia lejosh vetes deklarata të tilla, duhet të vësh veten në diskutim në radhë të parë-shtoi Buffon që më pas foli në mënyrë të veçantë për Ivan Gennaro Gattuso, trajnerin e Lazios duke u kthyer pas në kohë.
‘E sugjerova Gattuson si trajner të kombëtares italiane sepse e dija që do të krijonte një raport me skuadrën në një kohë shumë të shkurtër, dhuroi empati dhe ndjenjën e përkatësisë përtej paragjykimeve dhe etiketimeve me të cilat është përballur gjithnjë-shtoi Buffon-prej 12 vitesh ushtronte profesionin e trajnerit, kishte eksperiencë dhe karizmë për të rilindur kombëtaren nga ajo krizë identiteti. Ishte trajneri perfekt në atë moment. Por nëse dikush dëshiron një trajner elegant si Zidane, 1.90 m të lartë që flet një italishte të përzgjedhur dhe që rruhet çdo ditë, ndoshta po kërkon dikë tjetër’
Në pankinën e Lazios, po shihen rezultatet e punës së Gennaro Gattusos.
‘Parashikimi ishte pozicionimi mes vendit të 9 dhe të 11-shtoi Buffon-Nëse renditet me 7 të parave është një rezultat shumë i mirë, mes 6 të parave, rezultat i shkëlqyer dhe nëse kualifikohet në Champions do të jetë diçka absolute. Shoh një skuadër të rigjallëruar, me kurajo, ide dhe agonizëm, meriton komplimenta. Te Gattuso rishoh Marcelo Lippin në aspektin e menaxhimit të grupit dhe shfaqjen e vitalitetit të çdo futbollisti’
Por te pankina e Italisë, gjërat shkuan ndryshe për Gattuson, por Buffon e mbron me forcë punën e trajnerit pavarësisht se skuadra dështoi në kualifikimin e Botërorit.
‘Duke luajtur në fushën e Bosnjes, ku në futbollin e sotëm ke 50% mundësi për të fituar, me 10 lojtarë për 80 minuta, pasi humbe 3 raste goli dhe me një mungesë ndëshkimi me karton të kuq për faull ndaj Palestrës që nuk u pa, me të vërtetë ka nga ata që flasin për katastrofë? Po të ishte mbyllur 1-0, të gjithë do thonin, çfarë zemre, çfarë mbrojtje. Pas penalltive, çfarë dështimi. Mendoj se nuk ka kuptim një gjykim i tillë-përfundoi Buffon.
Top Channel