Gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë është regjistruar edhe një incident me përfaqësues të medias.
Në pamjet e publikuara, një protestuese shihet duke u përplasur me gazetarët dhe më pas duke sulmuar fizikisht një prej kameramanëve që po filmonte zhvillimet.
Incidenti ndodhi teksa ekipet mediatike po ndiqnin protestën nga terreni. Në video duket momenti i tensionit dhe kontakti fizik me kameramanin.










