Nga shpëtimi te parandalimi: Tirana mbledh organizata dhe ekspertë për mirëqenien e kafshëve në Shqipëri

20 Tetor 2026 | 13:52

Më 24–25 tetor 2026, në ambientet e Vet Hospital Tirana, do të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Mirëqenien e Kafshëve në Shqipëri, me temë “Nga shpëtimi te parandalimi: Ndërtimi i një sistemi të qëndrueshëm të mirëqenies së kafshëve në Shqipëri”.

Konferenca organizohet nga Animal Rescue Albania, në bashkëpunim me organizata vendase dhe me mbështetjen e Vet Hospital Tirana, Oreo dhe Toni. Ajo do të bëjë bashkë organizata shqiptare dhe ndërkombëtare, përfaqësues institucionesh publike, veterinerë dhe ekspertë për të diskutuar zgjidhje afatgjata ndaj braktisjes, keqtrajtimit dhe numrit të lartë të kafshëve pa pronar.

Konferenca do të moderohet nga Sara Turetta, themeluese dhe Presidente e Save the Dogs and Other Animals.

Për vite me radhë, përpjekjet për mbrojtjen e kafshëve në Shqipëri janë mbështetur kryesisht te puna e vullnetarëve dhe organizatave: shpëtime individuale, trajtime veterinare, strehim, adoptime dhe fushata sterilizimi. Këto ndërhyrje shpëtojnë jetë, por burimet, mbulimi dhe vazhdimësia e tyre mbeten të pamjaftueshme për të përballuar përmasat e problemit në nivel kombëtar.

Për Animal Rescue Albania, pas më shumë se gjashtembëdhjetë vitesh pune në terren, nevoja për ndryshim është e qartë: përkushtimi i vullnetarëve dhe organizatave nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë e shtetit apo të kompensojë pafundësisht mungesën e politikave të koordinuara, financimit të qëndrueshëm dhe zbatimit të ligjit.

Konferenca synon ta zhvendosë diskutimin nga menaxhimi i emergjencave drejt parandalimit të shkaqeve që i prodhojnë ato. Temat do të përfshijnë përgjegjësitë e institucioneve dhe bashkive, parandalimin e braktisjes, identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, programet sistematike të sterilizimit dhe vaksinimit, zbatimin e ligjit, transparencën dhe aksesin në shërbime veterinare. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mbështetjes për shoqërinë civile dhe bashkëpunimit ndërmjet organizatave, institucioneve dhe profesionit veterinar.

Përmes shkëmbimit të përvojave shqiptare dhe ndërkombëtare, synohet të identifikohen zgjidhje të zbatueshme për Shqipërinë dhe të formulohen rekomandime konkrete që do të shërbejnë si bazë për dialog të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.

Në qendër të këtij takimi qëndron një pyetje: Çfarë duhet të ndryshojë në Shqipëri që më pak kafshë të përfundojnë në rrugë, në vuajtje dhe në nevojë për shpëtim?

Për informacion dhe pjesëmarrjen e mediave:
Animal Rescue Albania [email protected]

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, FNSH kordon para godinës, gati autoboti me ujë

Protestuesit e mbledhur paraditen e së martës para Kryeministrisë u zhvendosën pas mesditës para ambienteve të Ministrisë së Arsimit. Ndryshe nga sa ndodhi gjatë qëndrimit...
13:47 | 20/10/2026

Protesta e studentëve, Grupi Parlamentar i PD-së kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për thirrjen e një seance plenare urgjente gjatë ditës...
13:40 | 20/10/2026

Tritoli në makinën e kreut të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona në Vlorë (EMRAT)

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në kuadër të hetimeve për vendosjen e një sasie të dyshuar tritoli në automjetin e kryetarit të Njësisë...
13:25 | 20/10/2026