• Kontakt
Tuesday, October 20, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protestat e studentëve dhe kërkesa për largimin e Ramës, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:50 : 20/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë për zhvillimin e një seance plenare urgjente, në të cilën të diskutohet situata e krijuar pas tetë ditësh protestash të studentëve dhe të rinjve.

Në njoftim, deputetët e PD-së deklarojnë se protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, duke ngritur shqetësime për qeverisjen, korrupsionin dhe atë që e cilësojnë si braktisje të të rinjve nga qeveria.

Një nga çështjet kryesore të kërkesës është trajtimi i protestuesve nga Policia e Shtetit. Opozita thotë se gjate protestave janë konstatuar raste të përdorimit të tepruar të forcës ndaj studentëve, të miturve, grave dhe vajzave.

Po ashtu PD thotë se janë raportuar dëmtime fizike, përfshirë fraktura, dëmtime në kokë dhe lëndime të tjera, si dhe dëmtime që, sipas saj, lidhen me përdorimin e plumbave të gomës dhe lëndëve kimike.

Njoftimi i grupit te PD

Lexo edhe:

“Protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi”/ Qytetari: Jam shoqëruar disa herë nga policia, por nuk tërhiqem

“Stop dhunës ndaj studentëve”, pedagogët dhe të rinjtë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Prej tetë ditësh, studentët dhe të rinjtë shqiptarë vijojnë protestën e tyre kundër arrogancës, keqqeverisjes, korrupsionit qeveritar dhe braktisjes nga ana e Qeverisë, duke artikuluar si kërkesë të vetme largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Gjatë këtyre ditëve të protestës, ne, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, kemi konstatuar akte të rënda dhune ndaj studentëve dhe të rinjve. Këto akte, të cilat dëshmojnë një përdorim shqetësues dhe të papranueshëm të forcës nga Policia e Shtetit, nuk kanë kursyer as të miturit, gratë dhe vajzat. Si pasojë, janë raportuar dëmtime të rënda fizike, përfshirë fraktura të gjymtyrëve, dëmtime në kokë, lëndime të tjera trupore, si dhe dëmtime të shkaktuara nga përdorimi i plumbave të gomës dhe i lëndëve kimike.

Përballë kësaj situate të paprecedentë, është veçanërisht shqetësues që Kuvendi i Shqipërisë jo vetëm nuk ka ndërmarrë hapa për të kërkuar llogaridhënie institucionale lidhur me veprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve, sipas konstatimeve të bëra gjatë protestave, nuk mbanin mjete identifikimi, por ka anuluar edhe seancën plenare të parashikuar, pa njoftim paraprak dhe pa dhënë një shpjegim të arsyetuar për këtë vendim.

Në këto kushte, duke vlerësuar seriozitetin e situatës dhe nevojën për ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe institucionale të Kuvendit, në mbështetje të nenit 31 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë thirrjen e një seance plenare brenda ditës së sotme ose, në alternativë, ditën e mërkurë, me rend dite të kufizuar në pikën e mëposhtme:

– “Diskutimi mbi protestën e studentëve dhe të rinjve, kërkesën e tyre për largimin e Kryeministrit Edi Rama, si dhe aktet e dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj të miturve, studentëve dhe të rinjve”.

Vlerësojmë se Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin institucional të garantojë transparencën, llogaridhënien dhe shqyrtimin parlamentar të kësaj situate, duke bërë të mundur diskutimin e saj në një seancë plenare dhe duke kërkuar përgjegjësi për çdo shkelje të ligjit të konstatuar.

Duke ju kërkuar të merrni masat e nevojshme për shqyrtimin e kësaj kërkese me urgjencë, në përputhje me Rregulloren e Kuvendi

Etiketa: dhunePDpoliciaproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi”/ Qytetari: Jam shoqëruar disa herë nga policia, por nuk tërhiqem

13:36 : 20/10/2026
AKTUALITET

“Stop dhunës ndaj studentëve”, pedagogët dhe të rinjtë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

13:17 : 20/10/2026
AKTUALITET

Avokati i Popullit mbyll sytë para dhunës së policisë së Ramës ndaj të miturve

13:17 : 20/10/2026
AKTUALITET

“Dhunohet fëmija 13 vjeç, jemi të pambrojtur”, studentja në protestë: Pushteti nuk mbahet me gjak

13:08 : 20/10/2026
AKTUALITET

Zhupa: Rama kërcënon të miturit me burg, kërkon heqjen e burgut për korrupsionin!

13:04 : 20/10/2026
AKTUALITET

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin

12:35 : 20/10/2026

TË GJITHA

Protestat e studentëve dhe kërkesa për largimin e Ramës, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:50 : 20/10/2026

Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun

13:45 : 20/10/2026

Plagosje me thikë në Gjirokastër, arrestohet autori

13:43 : 20/10/2026

“Protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi”/ Qytetari: Jam shoqëruar disa herë nga policia, por nuk tërhiqem

13:36 : 20/10/2026

I kërkoi Ramës zgjidhje politike dhe të hapë rrugën, Spiropali nuk shkon në mbledhjen e Grupit Socialist

13:27 : 20/10/2026

“Stop dhunës ndaj studentëve”, pedagogët dhe të rinjtë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

13:17 : 20/10/2026

Avokati i Popullit mbyll sytë para dhunës së policisë së Ramës ndaj të miturve

13:17 : 20/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com