E martë, 20 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Protesta e djeshme në Tiranë, 33 të arrestuar, mes tyre 6 të mitur! 7 policë të lënduar

33 persona janë arrestuar dhe 41 të tjerë janë proceduar penalisht pas tubimit të zhvilluar dje në Tiranë. Sipas Policisë, personat e dyshuar kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve dhe automjeteve të policisë, si dhe kanë dëmtuar kosha mbeturinash dhe tabela të sinjalistikës rrugore.

Mes të arrestuarve janë edhe 6 të mitur, të moshave 15 dhe 17 vjeç. Policia bën me dije se gjatë përplasjeve janë dëmtuar 7 punonjës policie, si pasojë e dhunës së ushtruar nga persona të maskuar, sipas autoriteteve.

Reklamë

Ndërkohë, sipas të dhënave të Policisë së Tiranës, gjatë shtatë ditëve të protestave janë arrestuar gjithsej 271 persona. Nga këta, 51 rezultojnë me precedentë penalë për vepra të ndryshme, përfshirë vrasjen, plagosjen, armëmbajtjen pa leje, prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, vjedhjen, mashtrimin dhe kundërshtimin e punonjësve të policisë.

Hetimet dhe veprimet procedurale për ngjarjet e ndodhura gjatë tubimeve vijojnë nga strukturat e Policisë së Tiranës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.