Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

20 Tetor 2026 | 14:03

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të martën se një samit i mundshëm mes udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës do të ishte “një gjë shumë pozitive për botën”, veçanërisht në kuadër të diskutimeve për kontrollin e armëve bërthamore.

Gjatë një prononcimi për gazetarët në Indi, Rubio tha se ekziston mundësia që të tre vendet të zhvillojnë bisedime në nivelin më të lartë, duke theksuar se presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur gatishmërinë për një takim të tillë.

“Mendoj se ekziston një mundësi dhe presidenti Donald Trump shprehu gatishmërinë për ta bërë këtë, që Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina, në nivel udhëheqësish, të zhvillojnë një bisedë për çështje të tilla si kontrolli i armëve”, u shpreh Rubio.

Ai argumentoi se komunikimi mes tri fuqive më të mëdha bërthamore në botë nuk duhet të konsiderohet i pazakontë, por një element i rëndësishëm për sigurinë ndërkombëtare.

Rubio hodhi poshtë gjithashtu idenë se angazhimi diplomatik me vende me të cilat ekzistojnë mosmarrëveshje duhet të shihet si një shpërblim apo lëshim. Sipas tij, presidenti Trump nuk e konsideron dialogun me shtetet e tjera si një koncesion.

“Aftësia për të komunikuar me palën kundërshtare është pika kryesore e diplomacisë dhe negociatave”, theksoi sekretari amerikan i Shtetit.

Duke pranuar se një takim i vetëm nuk do të zgjidhte mosmarrëveshjet e gjata mes Uashingtonit, Moskës dhe Pekinit, Rubio nënvizoi rëndësinë e mbajtjes hapur të kanaleve të komunikimit.

“Mendoj se bota është një vend më i sigurt kur udhëheqësit e arsenaleve më të fuqishme bërthamore në botë të paktën komunikojnë me njëri-tjetrin”, deklaroi ai.

Sa i përket Kinës, Rubio tha se Pekini historikisht ka shmangur diskutimet për kontrollin e armëve bërthamore, deri në momentin kur arsenali i tij të arrijë një nivel të krahasueshëm me atë të fuqive të tjera të mëdha.

Megjithatë, ai e cilësoi pozitive gatishmërinë e Trump për të provuar hapjen e një dialogu trepalësh, i cili mund të krijojë mundësi për diskutime mbi kontrollin e armëve dhe uljen e rreziqeve bërthamore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani

Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani në vitin 2027 për të zgjeruar infrastrukturën...
13:46 | 20/10/2026

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

Britania do të vendosë avionë luftarakë të RAF për misione mbrojtëse, që synojnë mbrojtjen e Arabisë Saudite nga përshkallëzimi i sulmeve të rebelëve Huthi ,...
13:08 | 20/10/2026

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

Të paktën 12 persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën të martën kur një autobus u përplas me një kamion të rëndë në...
12:57 | 20/10/2026