Një student pjesëmarrës në protestën para Ministrisë së Arsimit ka falënderuar pedagogët që iu bashkuan të rinjve në protestë, ndërsa u ka bërë thirrje edhe pedagogëve të tjerë që t’i bashkohen lëvizjes.
Duke folur nga protesta, studenti tha se të rinjtë kanë nevojë për mbështetje dhe se kërkojnë ndryshim, si dhe një frymë të re në vend.
“Dua të falënderoj të gjithë pedagogët. I ftoj të gjithë që të na bashkohen. Kemi nevojë për ndryshim, për frymë të re!”, u shpreh studenti.
Protesta vijoi para Ministrisë së Arsimit, ku studentët dhe të rinjtë kanë paraqitur kërkesat e tyre për ndryshime.
