Pushteti ‘i dridhur’ nga revolta, blindohen dritaret e Ministrisë së Financave
Godina e Ministrisë së Ekonomisë është blinduar me panele metalike në dyer dhe dritare, pas dëmtimeve të shkaktuara gjatë protestës së studentëve më 14 tetor. Ndërhyrja synon të mbrojë ambientet e institucionit pas incidenteve që shoqëruan përshkallëzimin e protestës.
Pamjet nga godina tregojnë se hyrjet dhe dritaret janë mbuluar me struktura metalike, duke kufizuar aksesin në këto hapësira. Masa është marrë pas episodeve të dhunës të regjistruara gjatë tubimit, kur një grup protestuesish u drejtua për nga ministria.
Gjatë incidenteve, dera kryesore e institucionit u thye dhe protestuesit hynë në ambientet e brendshme. Më pas, disa sende dhe orendi u nxorën jashtë godinës dhe iu vu flaka, duke shkaktuar dëme në pronën e institucionit.
Hedhje gurësh dhe përplasje me policinë
Situata u shoqërua gjithashtu me hedhje gurësh dhe lëndësh piroteknike, si dhe me përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Ngjarjet e 14 tetorit shënuan një nga momentet e tensionuara të protestave të studentëve, ndërsa blindimi i godinës me panele metalike vjen si masë mbrojtëse pas dëmtimeve të regjistruara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



