Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK i komunikoi zyrtarisht Belinda Ballukut akuzat e reja, duke theksuar se ajo është marrë e pandehur për 15 krime, më të rëndat të parashikuara nga Kodi Penal.
Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi theksoi se ish zëvendës kryeministrja dhe ish ministrja duhet të arrestohet, ndërsa ironizoi edhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai propozon që të mbajë në Kuvend të korruptuarit, ndërkohë që fëmijët dhe studentët i dhunon dhe fut në burg.
“Edi Rama propozon që të korruptuarit t’i mbajmë në Kuvend, ndërsa fëmijët t’i fusim në burg! Kjo është përmbysje e çdo vlere dhe e çdo parimi të drejtësisë. Çmenduria ka emër: Edi Rama!
Belinda Balluku është marrë sot e pandehur nga SPAK për 15 krime, ndër më të rëndat e parashikuara nga Kodi Penal.”, shkruan ai.
REAGIMI I PLOTE:
Edi Rama propozon që të korruptuarit t’i mbajmë në Kuvend, ndërsa fëmijët t’i fusim në burg! Kjo është përmbysje e çdo vlere dhe e çdo parimi të drejtësisë. Çmenduria ka emër: Edi Rama!
Belinda Balluku është marrë sot e pandehur nga SPAK për 15 krime, ndër më të rëndat e parashikuara nga Kodi Penal.
Konkretisht:
* “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë).
* “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
* “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
* “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe i interesave privatë nga personat e zgjedhur dhe nëpunësit publikë, ose nga çdo person tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” (dy herë).
* “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” (në lidhje me dy pasuri të paluajtshme).
Por, ndërsa përballet me këto akuza, Belinda Balluku vazhdon të lëvizë e lirë. Nuk është në burg!
Ndërkohë, fëmijët, studentët dhe të rinjtë përfundojnë në burg sepse protestojnë dhe kërkojnë drejtësi. Sepse refuzojnë korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës dhe kërkojnë llogaridhënie për veprimet e tij dhe të Belinda Ballukut.
Lironi studentët! Arrestoni Belinda Ballukun













