Ten Hag shpërthen kundër Manchester United: E shitën McTominay kundër vullnetit tim, Ronaldo na tradhtoi

20 Tetor 2026
14:17
Alfred Lleshi
back button

Dy vjet pas shkarkimit, Erik ten Hag kritikon drejtuesit e Manchester United në një intervistë për “The Athletic”, duke zbuluar prapaskenat e largimit të tij.

PËR SHITJEN E MCTOMINAY – “Na kishin premtuar besnikëri, mbështetje dhe komunikim, por nuk i mbajtën premtimet. E kisha thënë qartë: Scott McTominay nuk shitet. Na mungonin golat, ndërsa Scott shënon dhe ka një mentalitet të jashtëzakonshëm. E ka gjakun e Manchester United në çdo damar. Megjithatë, e shitën te Napoli. U ndjeva thellësisht i zhgënjyer”.

RONALDO TRADHTOI MUA DHE SKUADRËN – “Bëmë plane duke u bazuar tek ai. Madje udhëtova në Portugali për t’i shpjeguar idetë e mia para se të firmosja me Manchester United. E respektoja jashtëzakonisht, por duhej të merrja një vendim racional.

Iu thoshte lojtarëve të tjerë: Kurseni këmbët në stërvitje… I thashë disa herë që, nëse nuk shkonte në zonë, nuk mund të shënonte. Nuk vraponte as me topin, as pa të, sepse nuk përgatitej siç duhej”.

KULTURË TOKSIKE NË DHOMAT E ZHVESHJES – Ten Hag kritikoi pushtetin e tepruar të disa lojtarëve, përfshirë Casemiro dhe Varane: “Klubi iu dha futbollistëve shumë pushtet, duke përforcuar idenë se ata duhet të vendosin për gjithçka. Kjo nuk përputhej me fazën në të cilën ndodhej Manchester United”.

Për Casemiro shtoi: “Papritur, dukej sikur kishte humbur motivimin. Sinqerisht, nuk e di çfarë i kishin thënë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit