Tensionohet protesta pranë Ministrisë së Arsimit, polici hedh ujë me presion dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve 20/10 14:15
Ditën e sotme, një grup pedagogësh kanë zhvilluar një marshim paqësor me protestuesit, me thirrje kundër dhunës ndaj studentëve. Në mesin e tyre ishte dhe Argita dhe Jamarbër Malltezi.
Nisma ishte paralajmëruar nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve, ndërsa një ditë më parë qindra pedagogë kishin firmosur edhe një deklaratë ku kërkohej dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie kujdestare.
Top Channel