Tuesday / October 20 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Aktualitet Lajmet Kryesore Nga Vendi Protesta

Gjimnazet e Tiranës, pjesërisht pa mësim, nxënësit vijojnë bojkotin

Share Share Icon

Që nga mesi i javës së kaluar, procesi mësimor thuajse është paralizuar në të gjitha gjimnazet e Tiranës, për shkak të bojkotit të nxënësve, të cilët u janë bashkuar valës së protestave studentore.

Prej disa ditësh, një pjesë e konsiderueshme e gjimnazistëve kanë refuzuar të hyjnë në klasa, duke krijuar një situatë të pazakontë në sistemin arsimor parauniversitar të kryeqytetit.

Bojkoti ka përfshirë gjimnaze të njohura si “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Partizani”, “Ismail Qemali”, “Petro Nini Luarasi”, “Çajupi” dhe “Myslym Keta” në Kombinat.

Raportimet nga mësues dhe nxënës tregojnë se në disa prej këtyre shkollave, mësimi është ndërprerë, ndërsa në të tjera është zhvilluar vetëm me një pjesë të nxënësve te viteve të para, teksa maturantët dhe ata të viteve të dyta e kanë bojkotuar totalisht.

Mësimi po zhvillohet me ndërprerje është shkollat 9-vjecare, sipas mësuesve në disa shkolla të kryeqytetit që deshën të qëndrojnë anonim për informacionin që dhanë.

Gjimnazistët u zemëruan edhe më shumë dje, pas deklaratës së kryeministrit që justifikoi dhunën dhe kërcënoi me heqjen e bursave që përfitohen nga nxënësit e shkëlqyer që janë në krye të bojkotit.

“Ky vit është shumë i rëndësishëm për ne dhe braktisja e mësimit nuk është në favorin tonë.

Por vendosëm të vijojmë bojkotin pasi, kryeministri u vu kundër nesh duke na hequr bursat dhe duke shpërblyer policët që të na rrahin më shumë. Një shokun tonë e kanë dhunuar barbarisht pa asnjë faj, thjeshtë se po ikte nga shkolla në shtëpi” tha një maturant nga Gjimnazi Sami Frashëri.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka deklaruar se procesi mësimor po vijon normalisht. Ministrja Mirela Kumbaro u shpreh më 19 tetor se mësimi kishte rifilluar në mbi 1,400 shkolla në të gjithë vendin.

Përfshirja e gjimnazistëve ka zgjeruar përmasat e lëvizjes studentore, duke e zhvendosur krizën nga universitetet edhe në arsimin e mesëm. Në një kohë kur protestat vijojnë, procesi i rregullt mësimor në disa prej shkollave më të mëdha të kryeqytetit mbetet i cenuar, ndërsa ende nuk ka një bilanc zyrtar të numrit të nxënësve që kanë bojkotuar mësimin apo të orëve të humbura.

Edhe ku nxënësit futen ne klasa procesi mësimore nuk zhvillohet për shkak së mungojnë më shumë 70 për qind të nxënësve. Sipas dëshmive të nxënësve, në disa klasa ka pasur edhe organizime të brendshme, ku një pjesë ka vijuar mësimin dhe pjesa tjetër ka marrë pjesë në protestë.

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Tremujori i tretë, bankat lehtësuan standardet e kreditimit për SME-të

Standardet e kreditimit për bizneset u raportuan disi të lehtësuara në tremujorin e tretë të vitit 2016. Vrojtimi i Aktivitetit Kreditues, i Bankës...

2 hours më parë 3 Min Lexim

Pedagogët u bashkohen studentëve, kërkojnë qeveri kujdestare pas dhunës ndaj të rinjve

Një grup prej 1350 pedagogësh dolën sot në mbështetje të kërkesave të studentëve në një protestë që do të zgjasë pa afat. Ata dolën me një deklarat...

2 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!