Merr fund “armëpushimi”, protesta i rikthehet gurëve dhe ujit me presion, bizneset mbyllin edhe një herë qepenat te Rruga e Durrësit
20/10/2026 14:28
Nuk ka zgjatur shumë shpresa për një protestë paqësore sot në Tiranë, sikundër nisi në orët e para të kësaj të marte para Kryeministrisë, ku u mblodhën pedagogë e studentë bashkë.
Pas zhvendosjes nga sheshi, protestuesit janë drejtuar për te Ministria e Arsimit, aty ku ka nisur dhe përplasja. Protestuesit me maska kanë hedhur gurë në drejtim të Ministrisë, ndërsa disa prej tyre janë futur dhe në ambientet e brendshme.
Policia iu përgjigj me ujë me presion dhe spraj me piper. Ndërkohë, në Rrugën e Durrësit, një pjesë e bizneseve nuk ishin hapur, ndërsa disa të tjerë kishin vendosur që sot “ta bënin punën”. Por pas nisjes së përplasjes, ata kanë nisur menjëherë të mbyllin qepenat.
Top Channel