José Mourinho ka dërguar një mesazh të qartë për lojtarët e Real Madridit në prag të përballjes me Leipzigun në Ligën e Kampionëve. Trajneri portugez ka theksuar se asnjë futbollist nuk e ka vendin të garantuar në formacion, duke iu referuar edhe situatës së Vinicius Junior, i cili po kalon një periudhë të vështirë.
I pyetur për brazilianin, që do të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme të La Ligës për shkak të pezullimit dhe po përballet me konkurrencën në rritje të talentit nga Bregu i Fildishtë, Yan Diomandé, Mourinho ishte i drejtpërdrejtë.
“Për mua, asnjë lojtar nuk është i paprekshëm. Këtu, e paprekshme është vetëm stema. Nuk ka rëndësi statusi, shiriti i kapitenit në krah apo shuma e paguar për ta transferuar. Ajo që e bën një lojtar të paprekshëm është paraqitja e tij në fushë”, deklaroi trajneri në konferencën për shtypin.
Megjithatë, Mourinho konfirmoi se Vinicius do të jetë titullar kundër Leipzigut, pa zbuluar nëse ai do të luajë në vend të Diomandé-së, i cili do të përballet me ish-klubin e tij.
“Vinicius është një sulmues krahu i majtë. Mund ta përdor edhe në pozicione të tjera në rrethana të caktuara, por ky është roli i tij natyral. Sa i përket Diomandé-së, ai nuk duhet ta dijë paraprakisht nëse do të luajë apo jo”, u shpreh portugezi.
Trajneri pranoi gjithashtu se Real Madridit i mungojnë ende shumë elemente për të arritur nivelin që ai kërkon, por theksoi se nuk është nga ata trajnerë që këmbëngulin verbërisht tek idetë e tyre.
Për madrilenët, sfida me Leipzigun është një mundësi për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës me eliminim direkt të Champions League, duke synuar fitoren e tretë radhazi në tri ndeshjet e para.
Ndërkohë, pak ditë më vonë, i pret edhe një përballje vendimtare në La Liga kundër Barcelonës, e cila kryeson kampionatin pa pësuar ende humbje.
© SYRI.net
Nelson Hysa paralajmëron suksesin e madh: Koha ime po vjen, dua ta sjell titullin e botës në Shqipëri!
Dembélé dhe Yamal, sfidë benda sfidës mes pretendentëve për Topin e Artë
Babai i Lamine Yamal ndez polemikat: Nuk kam nevojë të punoj, jam milioner!Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: