Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 8-të e revoltës/ Mijëra studentë mbërrijnë te Ministria e Arsimit, policia i sulmon dhunshëm me uji për t'i shpërndarë

Dembélé dhe Yamal, sfidë benda sfidës mes pretendentëve për Topin e Artë

Dembélé dhe Yamal, sfidë benda sfidës mes pretendentëve për Topin e Artë

14:37, 20/10/2026

Përballja mes Paris Saint-Germain dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve nuk do të jetë vetëm një duel mes dy prej skuadrave më në formë të momentit. Në “Parc des Princes” do të përballen edhe dy nga yjet më të mëdhenj të futbollit europian, Ousmane Dembélé dhe Lamine Yamal, të cilët synojnë të jenë pretendentë kryesorë për Topin e Artë.

Të dy futbollistët kanë nisur sezonin me shifra mbresëlënëse, duke u shndërruar në lojtarë vendimtarë për klubet dhe kombëtaret e tyre.

Dembélé ka regjistruar gjashtë gola dhe gjashtë asistime në 13 ndeshje të zhvilluara me PSG-në dhe përfaqësuesen e Francës. Sulmuesi francez vazhdon të jetë një nga pikat më të rëndësishme të repartit ofensiv të kampionëve francezë, falë shpejtësisë, aftësive teknike dhe kontributit në krijimin e rasteve.

Megjithatë, statistikat e Lamine Yamal janë edhe më të jashtëzakonshme. Talenti i Barcelonës dhe i Spanjës ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 11 asistime në 15 ndeshje, duke konfirmuar rritjen e tij të vazhdueshme dhe ndikimin gjithnjë e më të madh në lojën e skuadrës katalanase.

Përtej rëndësisë në garën europiane, kjo ndeshje mund të ketë peshë edhe në vlerësimin individual të dy yjeve. Dembélé kërkon të konfirmojë statusin e tij mes futbollistëve më të mirë të botës, ndërsa Yamal synon të vazhdojë ngjitjen drejt majës, pavarësisht moshës së re.

Për 90 minuta, vëmendja do të jetë te përballja mes dy lojtarëve që po bëjnë diferencën për skuadrat e tyre. Një paraqitje vendimtare në një duel të kësaj rëndësie mund të ndikojë jo vetëm në fatin e ndeshjes, por edhe në garën për çmimin më prestigjioz individual të futbollit, Topin e Artë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco