Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 8-të e revoltës/ Mijëra studentë mbërrijnë te Ministria e Arsimit, policia i sulmon dhunshëm me uji për t'i shpërndarë

Policia e krimit i sulmoi me uji studentët për të shpërndarë protestën, qytetarët i bëhen barrikadë në rrugë

14:26, 20/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka përdorur autobotin me ujë ndaj studentëve dhe pedagogëve që protestonin para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, në ditën e tetë të revoltës studentore.

Ndërhyrja e forcave të rendit ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të qytetarëve, të cilët kanë dalë në mbështetje të protestuesve.

Të revoltuar nga përdorimi i forcës ndaj studentëve, qytetarët i janë bërë barrikadë policisë në rrugë, duke u pozicionuar përballë efektivëve në shenjë solidariteti me të rinjtë.

Reagimi i tyre vjen teksa protesta vijon kundër qeverisë së Edi Ramës, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco