AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK i komunikon Ballukut akuzat përfundimtare për pesë vepra penale, përfshirë korrupsionin dhe pastrimin e parave

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në nëntë raste, korrupsion pasiv në dy cilësi të ndryshme, fshehje të pasurisë në dy raste dhe pastrim parash në bashkëpunim. SPAK njoftoi se po vijon procedurat për komunikimin e akuzave edhe ndaj të pandehurve të tjerë në të njëjtën çështje.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
balluku spak
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku pas daljes nga SPAK. Foto: LSA.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi të martën, më 20 tetor, se i ka komunikuar ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, akuzat përfundimtare për pesë vepra penale, përfshirë korrupsionin, shkeljen e barazisë në tendera, fshehjen e pasurisë dhe pastrimin e parave.

Sipas SPAK, Balluku është marrë e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të kryer në nëntë raste; “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”; “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë”; “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive dhe interesave privatë”, të kryer dy herë; si dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në rrethana cilësuese, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Prokuroria e Posaçme bëri gjithashtu të ditur se po vijon veprimet procedurale për komunikimin e akuzave edhe ndaj personave të tjerë të përfshirë në të njëjtën çështje penale.

Balluku u paraqit mëngjesin e së martës në ambientet e SPAK, e shoqëruar nga avokati i saj, Ardian Kalia. Pas daljes nga prokuroria, Kalia deklaroi se hetimet pritet të zgjasin ende.

Ish-zëvendëskryeministrja akuzohet për shkelje të barazisë në tendera lidhur me procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në aksin rrugor Orikum-Himarë, si dhe për shtatë procedura prokurimi për ndërtimin e Unazës së Jashtme të Tiranës.

Këto të fundit përfshijnë tenderat për plotësimin dhe vazhdimin e punimeve në segmentin Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT; ndërtimin e segmentit Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2; ndërtimin e urave mbi lumin Tirana në segmentin Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri-Shkozë; si dhe ndërtimin e loteve 4, 5, 6 dhe 7 të Unazës së Jashtme.

Një tjetër pjesë e hetimit lidhet me dyshimet se Balluku ka përfituar një vilë me vlerë 145 mijë euro në Dhërmi nga shoqëria “Eurocol”, në këmbim të favorizimit të saj në një tender publik. Sipas prokurorisë, prona është fshehur përmes një skeme të dyshuar pastrimi parash, në të cilën rezulton i përfshirë edhe emri i ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare, Igli Tare.

Hetimet e SPAK zbuluan një muaj më parë edhe një vilë të dytë, të dyshuar si pasuri të fshehur të Ballukut, e cila rezultonte në emër të Tares, ish-drejtor sportiv i Lazios dhe Milanit në Itali.

Sipas prokurorisë, një pjesë e punimeve në këtë pronë janë kryer nga një ndërtues që dyshohet se është favorizuar në një procedurë prokurimi dhe është shpallur fitues i një tenderi për ndërtimin e një prej loteve të Unazës së Jashtme të Tiranës.

Çështja ndaj Ballukut ka shkaktuar më herët edhe përplasje mes SPAK dhe mazhorancës socialiste. Në muajin mars, shumica parlamentare rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit të saj.

Komunikimi i akuzave përfundimtare të martën nuk është shoqëruar me një kërkesë të re të SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres.

balluku spak

SPAK i komunikon Ballukut akuzat përfundimtare për pesë vepra penale, përfshirë korrupsionin dhe pastrimin e parave

14:28 | 20/10/2026
whatsapp image 2026 10 20 at 12.18.36 pm

Pedagogë, shkrimtarë e prindër u bashkohen studentëve në protestë

12:20 | 20/10/2026
Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Rama paralajmëron masa represive penale dhe administrative ndaj protestuesve

11:39 | 20/10/2026
Negociatat me Shqipërinë, BE: Lufta kundër korrupsionit ende e pamjaftueshme

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

07:41 | 20/10/2026
dsc 5641

AGSH denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve

22:59 | 19/10/2026
8be525ab 885d 47e9 b084 b0e3da0ebd88

“Populli nuk duron më”: Zhgënjimi që ushqen revoltën kundër Ramës

22:35 | 19/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.