Gjykata e Lartë njofton shtyrjen e seancave gjyqësore, janë dëmtuar dosje! Shkak protestat në Tiranë
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore, me përjashtim të çështjeve urgjente, pas dëmeve materiale dhe dëmtimit të dosjeve gjyqësore nga zjarri i shkaktuar gjatë protestave më 17 tetor.
Në një njoftim për publikun, të publikuar më 20 tetor, institucioni bën të ditur se dëmet e shkaktuara në ambientet dhe infrastrukturën e gjykatës kanë ndikuar në zhvillimin normal të veprimtarisë gjyqësore.
Sipas Gjykatës së Lartë, seancat do të mbeten të shtyra deri në përfundimin e verifikimit të dëmeve, vlerësimit të gjendjes së dosjeve gjyqësore dhe rikthimit të kushteve të nevojshme për vijimin e punës.
Institucioni ka vënë në dispozicion kapacitetet e tij njerëzore për të përballuar situatën, ndërsa prioritet mbetet identifikimi dhe verifikimi i dokumentacionit të dëmtuar, si dhe garantimi i integritetit të dosjeve gjyqësore.
Gjykata bën me dije se palët e prekura nga kjo situatë do të njoftohen individualisht përmes të dhënave të kontaktit, ndërsa datat e reja të seancave do të publikohen në faqen zyrtare dhe kanalet e tjera të komunikimit të institucionit.
Gjykata e Lartë ka kërkuar mirëkuptimin e palëve ndërgjyqëse dhe të përfaqësuesve të tyre ligjorë, duke theksuar se rikthimi në normalitet kërkon kohë dhe kujdes për të garantuar vijimësinë e sigurt të proceseve gjyqësore.
“Dialog pa kushte”, Bylykbashi: Rama e ka bërë ftesën për studentë që në fillim. Nuk duhet të penalizohet integrimi në BE
Policia: 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar pas protestës në Tiranë, mes tyre 6 të mitur
Tensione te Ministria e Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe autobotin me ujë për të larguar protestuesit
- 14:54 “Dialog pa kushte”, Bylykbashi: Rama e ka bërë ftesën për studentë që në fillim. Nuk duhet të penalizohet integrimi në BE
- 14:29 Dhuna dhe grabitjet në Marsejë, vendoset orë policore për të miturit
- 14:25 Policia: 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar pas protestës në Tiranë, mes tyre 6 të mitur
- 14:21 Tensione te Ministria e Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe autobotin me ujë për të larguar protestuesit
- 14:21 Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri–Turqi në Gjirin e Vlorës
- 14:15 Pasi mbërritën në Ministrinë e Arsimit, protestuesit godasin me gurë institucionin