• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SPAK merr të pandehur zyrtarisht Belinda Ballukun për pesë vepra penale

by editor
October 20, 2026
in Aktualitet, Kronikë, Kryesore
SPAK merr të pandehur zyrtarisht Belinda Ballukun për pesë vepra penale
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar zyrtarisht Belinda Ballukut akuzat përfundimtare për pesë vepra penale, që lidhen me shkeljet në tenderat publikë, korrupsionin pasiv, deklarimin e pasurisë dhe pastrimin e parave. Ish-zëvendëskryeministrja është paraqitur këtë të martë në SPAK, ku është njohur me akuzat që rëndojnë ndaj saj.

Sipas njoftimit zyrtar, shkeljet e dyshuara në tendera përfshijnë nëntë raste, ndërsa hetimi për pastrimin e parave lidhet me dy pasuri të paluajtshme. SPAK bën me dije se po vijon veprimet procedurale për t’u komunikuar akuzat edhe personave të tjerë të përfshirë në të njëjtën çështje.

NJOFTIMI ZYRTAR

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar sot, më 20.10.2026, të pandehurës Belinda Balluku akuzat përfundimtare për veprat penale të mëposhtme:

•    “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë), parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.

•    “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

•    “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

•    “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave  privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, (dy herë), parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i 2-të i Kodit Penal.

•    “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” i Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal (për dy pasuri të paluajtshme).

Prokuroria e Posaçme po vijon veprime konkrete procedurale për t’i komunikuar akuzat edhe personave të përfshirë në të njëjtën çështje penale. Detaje të tjera do të bëhen të ditura në një moment të mëvonshëm.

Previous Post

Zjarri gjatë protestës në Gjykatën e lartë, pezullohen të gjitha gjyqet

Next Post

Koçeku kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit: Dialogu me studentët të bëhet në Parlament

editor

editor

Next Post
Koçeku kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit: Dialogu me studentët të bëhet në Parlament

Koçeku kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit: Dialogu me studentët të bëhet në Parlament

TË FUNDIT

Koçeku kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit: Dialogu me studentët të bëhet në Parlament

Koçeku kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit: Dialogu me studentët të bëhet në Parlament

October 20, 2026
SPAK merr të pandehur zyrtarisht Belinda Ballukun për pesë vepra penale

SPAK merr të pandehur zyrtarisht Belinda Ballukun për pesë vepra penale

October 20, 2026
Zjarri gjatë protestës në Gjykatën e lartë, pezullohen të gjitha gjyqet

Zjarri gjatë protestës në Gjykatën e lartë, pezullohen të gjitha gjyqet

October 20, 2026
Protesta te Ministria e Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të studentëve dhe pedagogëve

Protesta te Ministria e Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të studentëve dhe pedagogëve

October 20, 2026
Blindohen dritaret e Ministrisë së Financave

Blindohen dritaret e Ministrisë së Financave

October 20, 2026
15-vjeçari i arrestuar në protestë tregon dhunën nga policia: Na futën në një dhomë…

15-vjeçari i arrestuar në protestë tregon dhunën nga policia: Na futën në një dhomë…

October 20, 2026
Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë

Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë

October 20, 2026
Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit

October 20, 2026
Biznesmeni Pandeli Carapuli sërish në SPAK

Biznesmeni Pandeli Carapuli sërish në SPAK

October 20, 2026
Ovacione dhe duartrokitje/ Të gjithë kundër Ramës! Turmës së protestuesve para Kryeministrisë i bashkohen studentët e Mjekësisë

Ovacione dhe duartrokitje/ Të gjithë kundër Ramës! Turmës së protestuesve para Kryeministrisë i bashkohen studentët e Mjekësisë

October 20, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • “Lirojini!”/ Tensione në protestën e të rinjve në Korçë, protestuesit godasin shefin e Komisariatit, ka të shoqëruar (VIDEO)

    “Lirojini!”/ Tensione në protestën e të rinjve në Korçë, protestuesit godasin shefin e Komisariatit, ka të shoqëruar (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sa kushton jetesa për një të ri në Tiranë, si u trefishuan kostot në pak vjet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Të gjithë shefat të japin dorëheqjen”/ Drejtuesi i ri i Ujësjellësit Durrës, Albi Lika, ultimatum vartësve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL