TIRANË- Edhe dita e tetë e protestave në Tiranë është shoqëruar me dhune dhe përplasje me policinë. Protestuesit e maskuar sulmuan me gurë Ministrinë e Arsimit dhe efektivët, të cilët u përgjigjën me ujë e gaz lotsjellës. Më pas, protestuesit u rikthyen në bulevard, pranë Kryeministrisë, ku gjatë marshimit hodhën fishekzjarrë drejt policisë, shkatërruan një stacion urbani dhe e zhvendosën në mes të sheshit, së bashku me një kosh basketbolli.
Ndryshe nga shtatë ditët e mëparshme, protesta e sotme nisi pa incidente. Fillimisht, protestuesit u mblodhën para Kryeministrisë, ku iu bashkuan edhe një grupi pedagogësh që kishin dalë në protestë. Më pas, protestuesit nisën marshimin drejt Rrugës së Durrësit, për t'u grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa pedagogët u larguan dhe nuk iu bashkuan marshimit.
Në orën 13:30, protestuesit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit. Në mesin e tyre u shfaqën sërish persona të maskuar, të cilët nisën të qëllonin me gurë drejt godinës së ministrisë dhe efektivëve të policisë.
Pas përplasjeve te Ministria e Arsimit, protestuesit u zhvendosën sërish drejt qendrës së Tiranës, duke u rikthyer në bulevard, pranë Kryeministrisë. Aty rifilluan sulmet me gurë e fishekzjarrë ndaj efektivëve, ndërsa u dëmtua edhe stacioni i urbanit dhe u zhvendos një kosh basketbolli në mes të bulevardit.
Lajmi në përditësim.....

Një protestues me qeleshe në kokë e daulle në duar, i është bashkuar turmës, të cilën e shoqëron gjithë kohës me ritmin e instrumentit muzikor.
Protestuesit kanë nisur sulmet me gurë e fishekzjarrë në drejtim të forcave të policisë. Këta të fundit po reagojnë me ujë e gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.
Protestuesit e mbledhur pranë Ministrisë së Arsimit kanë vendosur pankarta me mesazhe kundër qeverisë.
Në shkrimet e tyre, ata akuzojnë qeverinë për dhunë, korrupsion dhe kërcënim ndaj qytetarëve, duke përmendur edhe emërimet në Policinë e Shtetit.
Në njëren prej tyre shkruhet: Si mund të kemi drejtësi kur Belinda Balluku emëron Skënder Hitaj si drejtor policie dhe partia shtet dhunon, vjedh e kërcënon qytetarët?! Drejtësia të veprojë!!!
Në pankartën tjetër lexon:
Krimi + droga kanë vetëm një emër: Edvin Kristaq Rama
Një grup protestuesish janë mbledhur tek Ministria e Arsimit për protestë. Aty janë angazhuar edhe dhjetëra forca policie për ruajtjen e rendit. Në përballjen verbale me policët, protestuesit u hodhën atyre dhjetëra kroasantë të paketuar.
Godinat e Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Ekonomisë në Tiranë janë me të gjitha dritaret të mbuluara nga panele metalike. Strukturat mbrojtëse mbulojnë plotësisht xhamat e të dyja institucioneve, duke u dhënë ndërtesave pamjen e godinave të blinduara. Pamjet vijnë në një kohë kur kryeqyteti po përballet prej ditësh me protesta, gjatë të cilave janë shënuar edhe episode dhune dhe sulme ndaj institucioneve. Panelet metalike shërbejnë si pengesë fizike për të mbrojtur dritaret nga goditjet dhe dëmtimet. Të dyja institucionet këto shtatë ditë kanë qenë objekt i sulmeve të dhunshme dhe zjarreve.
-
Ja i doli gjumi bandes se PD i doli efekti i i miedhit qe i japin tani fillojne me shkaterrime policia ti pergjigjet sic e meritojne.Te marin masat qe ti arrestojne e te paguajne te gjitha demet e bera
Përgjigju -
Këta janë vandale të paguar prandaj policia duhet të veproi me të njëjtën forcë...
Përgjigju









Komente
Komento