Godinat e Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Ekonomisë në Tiranë janë me të gjitha dritaret të mbuluara nga panele metalike. Strukturat mbrojtëse mbulojnë plotësisht xhamat e të dyja institucioneve, duke u dhënë ndërtesave pamjen e godinave të blinduara. Pamjet vijnë në një kohë kur kryeqyteti po përballet prej ditësh me protesta, gjatë të cilave janë shënuar edhe episode dhune dhe sulme ndaj institucioneve. Panelet metalike shërbejnë si pengesë fizike për të mbrojtur dritaret nga goditjet dhe dëmtimet. Të dyja institucionet këto shtatë ditë kanë qenë objekt i sulmeve të dhunshme dhe zjarreve.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Pas sulmit te Ministria e Arsimit, protestuesit rikthehen në bluevard! Sulm me gurë e fishekzjarrë efektivëve
LAJMET MË TË VLERËSUARA








