Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kampusit universitar në Spitallë.

Në korridoret e një prej godinave, pranë zyrave të pedagogëve, janë shkruar me bojë të zezë mesazhe që shprehin pakënaqësi dhe kërkojnë mbështetje për të drejtat e studentëve.

“Ne kërkojmë të drejtat tona” dhe “Turp për pedagogët që nuk mbështesin” janë disa prej mesazheve të shkruara në muret e godinës universitare.

Shkrimet janë shfaqur në korridoret pranë zyrave të stafit akademik, duke e zhvendosur protestën e studentëve edhe në ambientet e brendshme të universitetit.