Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 8-të e revoltës/ Fillon përplasja, policia sulmon me gaz dhe ujë, protestuesit tërhiqen drejt Kryeministrisë

‘Junta policore kundër rinisë’/ Këlliçi denoncon Skënder Hitajn: Udhëzoi me gojë drejtuesin e RENEA-s

‘Junta policore kundër rinisë’/ Këlliçi denoncon Skënder Hitajn: Udhëzoi me gojë drejtuesin e RENEA-s

15:21, 20/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një mesazh që, sipas tij, denoncon mënyrën e organizimit të ndërhyrjeve policore ndaj të rinjve që protestojnë në Tiranë.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi e cilëson situatën si një “juntë policore kundër rinisë” dhe ngre pretendime për urdhra të dhënë gojarisht nga drejtues të Policisë së Shtetit dhe të RENEA-s.

Sipas mesazhit të publikuar nga Këlliçi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është takuar për disa minuta me Artur Priftin, drejtues të RENEA-s, pranë Ministrisë së Brendshme, dhe më pas ky i fundit ka mbledhur një grup efektivësh për t’u përcjellë udhëzimet

Postimi i plotë:

Junta policore kundër rinisë. Lexoni mesazhin që dekonspiron skemën banditeske të Skënder Hitës:

Miredita Belind!

1 ore me pare Skender Hita erdhi me nje makine pa shenja policie te qoshja e ministrise se rendit si ne foto dhe udhezonte Artur Priftin e Reneas me goje.

Jo me shume se 7-8 min.

Arturi sapo ai u largua mblodhi nje grup policesh dhe u transmetoi po gojazi cfare u urdherua.

E kupton vete: urdhera me goje, jo me radio, se lene gjurme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco