Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) shpreh shqetësim për raportimet mbi dhunën gjatë protestave në Shqipëri dhe u kërkon të gjitha palëve të ruajnë qetësinë.
Në një mesazh publik, ODIHR thekson gjithashtu se çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur.
“Të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen. Forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve dhe çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet pa vonesë dhe në mënyrë të pavarur”, thuhet në deklaratë.
Reagimi vjen në një klimë të tensionuar, teksa protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit vijojnë në Tiranë, me përplasje mes protestuesve dhe policisë










Komente
Komento