Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 8-të e revoltës/ Fillon përplasja, policia sulmon me gaz dhe ujë, protestuesit tërhiqen drejt Kryeministrisë

Pse SPAK ka ‘harruar’ të dorëzojë kërkesën në Kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut

Pse SPAK ka ‘harruar’ të dorëzojë kërkesën në Kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut

16:20, 20/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Elton Qyno Syri.net/

Në kulmin e protestave studentore dhe të rinjve gjimnazistë që për 8 ditë me rradhë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit, një lëvizje e beftë ka ardhur nga prokuroria e posaçme SPAK, e cila mesditën e sotme njoftoi marjen të pandehur të ish-zv/kryeministres dhe njëherësh ish-ministres së Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Edhe pse në limitet e fundit të afateve hetimore, SPAK, ka njoftuar se zyrtarja më e lartë e qeverisjes Rama është marë e pandehur për 5 vepra të rënda penale, si shkelje e pabarazisë në tendera në 9 raste, “korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”, “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive”.

Koha kalon, akuzat e rënda ndaj Ballukut shtohen, por ndërkohë SPAK nuk ka çuar asnjë kërkesë të dytë në kuvend për marjen e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.

Ajo që pritej të kryhej në muajin Tetor 2026, ku SPAK ti kërkonte kuvendit lejën për arrestimin e Ballukut, nuk ka ndodhur në këto 20 ditë.

Shqiptarët, tashmë janë njohur me akuzat e rënda dhe tashmë presin një test të dytë për Kuvendin e Shqipërisë, pas dështimit në rastin e parë.

Kujtojmë se në 16 dhjetor 2025, SPAK i kërkoi Kuvendit autorizimin për arrestimin e saj, por kërkesa u rrëzua nga shumica parlamentare më 12 mars 2026.

Një nga argumentet kryesore politike të përdorura atëherë nga mazhoranca ishte mungesa e një akuze zyrtare për korrupsion nga ana e prokurorisë.

Sot, kur dosja përmban dy akuza për korrupsion pasiv si dhe pastrim parash që parashikojnë dënime deri në 15 vite burgim, në sferat e juristëve dhe opinionin publik, po ngrihen pyetje se përse prokuroria, ka harruar ti drejtohet sërish Kuvendit për të kërkuar autorizim me qëllim arrestimin e Belinda Ballukut.

Ky është një standard i dyfishtë që SPAK po mban me Belinda Ballukun.

Pasi në rastin tjetër të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj SPAK “vrapoi” me shumë urgjencë të caktonte masën e sigurisë ndaj tij atë të “arrestit në burg”.

Dhe fill pas dhënies së autorizimit, ndaj Ahmetaj SPAK nuk vendosi vetëm 1 masë “arresti në burg”, por dy të tilla në dy çështje të ndryshme penale të hapura kundër tij.

Megjithatë juristë të njohur të kontaktuar nga gazetari Elton Qyno, thanë se edhe pse jemi në fazën përmbyllëse të veprimeve hetimore ndaj Ballukut, kjo gjë nuk e pengon SPAK t’i drejtohet Kuvendit me një kërkesë të dytë për marjen e autorizimit me qëllim arrestimin e ish-zv/kryeministres.

Kërkesa mund të kryhet në çdo kohë edhe kur çështja penale të ketë shkuar për shqyrtim gjyqësor në gjykatë. Ndaj nisur nga kjo situatë, SPAK nuk ka asnjë justifikim juridik për mosdërgimin e kërkesën në Kuvend, në një kohë kur dhe akuzat ndaj Ballukut janë shtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco