Begaj takohet me ambasadorin e SHBA në Tiranë dhe disa ambasadorë të vendeve të BE, zbulohet arsyeja e takimeve

20 Tetor 2026 | 16:28

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është takuar këtë të martë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt.

Takimi zhvillohet në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta të njëpasnjëshme, të shoqëruara me përplasje mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit.

Kreu i shtetit zhvillon takime periodike me përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë. Gjatë ditëve të fundit, Begaj është takuar edhe me ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas informacioneve paraprake, situata e krijuar në vend gjatë ditëve të fundit nga protestat ka qenë një prej temave të diskutimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit dhe policia në paqe, të rinjtë ia marrin valles para Kryeministrisë

Kur ora shënon 16:00 dhe protesta në Tiranë është në ditën e tetë të saj, pranë Kryeministrisë situata paraqitet e qetë. Ndryshe nga ditët e...
16:17 | 20/10/2026

Protestuesit shkulin stacionin e urbanit pranë Kryeministrisë

Protesta në kryeqytet po vijon me tensione, ndërsa protestuesit janë pozicionuar në bulevardin kryesor para Kryeministrisë. Një grup protestuesish ka shkulur strukturën e stacionit të...
15:52 | 20/10/2026

Gjykata e Lartë njofton shtyrjen e seancave gjyqësore, janë dëmtuar dosje! Shkak protestat në Tiranë

Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore, me përjashtim të çështjeve urgjente, pas dëmeve materiale dhe dëmtimit të dosjeve gjyqësore nga zjarri i...
15:07 | 20/10/2026