• Kontakt
Tuesday, October 20, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuvendi mblidhet të enjten, zbardhet rendi i ditës. Një javë më parë u anulua nga frika e protestës

16:24 : 20/10/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Në kulmin e protestave dhe një javë pasi seanca e së enjtes së shkuar u anulua nga frika për jetën e deputetëve, Kuvendi ka njoftuar se do të zhvillojë të enjten, më 22 tetor 2026, në orën 10:00, seancën plenare publike.

Sipas rendit të ditës, një nga çështjet kryesore është interpelanca urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Në seancë janë parashikuar gjithashtu dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Ky i fundit ka kërkuar edhe një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Në rendin e ditës janë përfshirë edhe projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ndryshimet në ligjin për të drejtat e autorit dhe projektligji për treguesit gjeografikë të produkteve artizanale dhe industriale.

E enjte, 22 tetor 2026, ora 10:00

Lexo edhe:

Studentët e Universitetit të Korçës do të vijojnë bojkotimin, paralajmërojnë protestë

Të rinjtë sfidojnë sulmin me gaz e ujë me presion të policisë, vendosen pranë Kryeministrisë

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 64, datë 20.10.2026, të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.10.2026.

Neni 44, pika 2, i Rregullores së Kuvendit

2.Njoftime.

Neni 44, pika 3, i Rregullores së Kuvendit

3.Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit

4.Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Ermal Pacaj.

Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit

5.Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit

6.Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit

7.Projektligji “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025”.

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë absolute votash për miratim

Komisioni përgjegjës: Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi: Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit

8.Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”.

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë absolute votash për miratim

Komisioni përgjegjës: Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit

9.Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 55/2020, ‘Për shërbimet e pagesave’”.

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë e thjeshtë votash për miratim

Komisioni përgjegjës: Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi: Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit

10.Projektligji “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë e thjeshtë votash për miratim

Komisioni përgjegjës: Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit

11.Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016, ‘Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to’, të ndryshuar”.

Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores së Kuvendit; shumicë e thjeshtë votash për miratim

Komisioni përgjegjës: Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Dhënie mendimi: Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Dhënie mendimi: Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit

12.Projektligji “Për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale”.

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë e thjeshtë votash për miratim

Komisioni përgjegjës: Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi: Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit

13.Projektvendim “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.

Në mbështetje të neneve 77, pika 1, dhe 78, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 24 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit; shumicë e thjeshtë votash për miratim

Koha e votimit

13. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe, nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.

Etiketa: Kuvendiproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Studentët e Universitetit të Korçës do të vijojnë bojkotimin, paralajmërojnë protestë

16:14 : 20/10/2026
AKTUALITET

Të rinjtë sfidojnë sulmin me gaz e ujë me presion të policisë, vendosen pranë Kryeministrisë

15:58 : 20/10/2026
AKTUALITET

ODIHR: Policia të shmanë përdorimin e paligjshëm të forcës ndaj protestuesve

15:56 : 20/10/2026
AKTUALITET

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

15:50 : 20/10/2026
AKTUALITET

Përplasje te Ministria e Arsimit, policia ndjek protestuesit me gaz lotsjellës dhe autobotë drejt Sheshit Skënderbej

15:33 : 20/10/2026
AKTUALITET

Dhuna e policisë në protestë/ Mblidhet të enjten Kuvendi! PD, interpelancë urgjente me Ministrin e Brendshëm

15:29 : 20/10/2026

TË GJITHA

Kuvendi mblidhet të enjten, zbardhet rendi i ditës. Një javë më parë u anulua nga frika e protestës

16:24 : 20/10/2026

Ambasadorët e SHBA, BE e Gjermanisë takim me Begajn, të pranishëm Topi e Meidani/ Çfarë u diskutua

16:18 : 20/10/2026

Studentët e Universitetit të Korçës do të vijojnë bojkotimin, paralajmërojnë protestë

16:14 : 20/10/2026

Ndërprerja e energjisë elektrike godet shërbimet e Google Cloud

16:08 : 20/10/2026

Të rinjtë sfidojnë sulmin me gaz e ujë me presion të policisë, vendosen pranë Kryeministrisë

15:58 : 20/10/2026

ODIHR: Policia të shmanë përdorimin e paligjshëm të forcës ndaj protestuesve

15:56 : 20/10/2026

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

15:50 : 20/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com