Një grup pedagogësh kanë zhvilluar sot një marshim paqësor në mbështetje të studentëve, duke përcjellë mesazhe kundër dhunës ndaj tyre. Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe Argita dhe Jamarbër Malltezi.
Nisma ishte paralajmëruar më herët nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve, e cila ka bërë thirrje për solidaritet me studentët.
Ndërkohë, një ditë më parë, qindra pedagogë kishin firmosur një deklaratë ku kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare.
Marshimi vjen në kuadër të reagimeve të pedagogëve ndaj situatës së krijuar dhe thirrjeve për mbrojtjen e studentëve nga dhuna.


