AAK reagon për protestat në Shqipëri: Të mos lejohet përkeqësimi i situatës

20 Tetor 2026 | 16:37

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar për situatën e krijuar nga protestat në Shqipëri, duke shprehur solidaritet me qytetarët shqiptarë dhe duke bërë thirrje për qëndrueshmëri dhe maturi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, AAK ka shpërndarë një mesazh të kryetarit të saj, Ramush Haradinaj, të publikuar në RTV Dukagjini, ku theksohet nevoja që Kosova të mbështesë Shqipërinë, ndërsa situata të mos përshkallëzohet më tej.

“Me sy e zemër jemi me Shqipërinë, sot e gjithmonë!”, thuhet në reagimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në mesazhin e publikuar krahas fotografisë së Haradinajt, bëhet thirrje për ndihmë ndaj Shqipërisë përmes qëndrimit të matur, si dhe për shmangien e një përkeqësimi të mëtejshëm të situatës.

“Një lutje për të gjithë ne në Kosovë, ta ndihmojmë Shqipërinë me qëndrime të matura. Dhe një lutje për të gjithë ata në Shqipëri, të mos lejojnë situatën të përkeqësohet edhe më shumë”, thuhet në mesazh.

Reagimi vjen në një kohë kur protestat në Shqipëri kanë vijuar prej disa ditësh, mes tensioneve dhe përplasjeve me Policinë e Shtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli i Sigurimit diskuton sot disa çështje për Kosovën, çfarë përmban raporti i ri i OKB-së?

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) do të mbajë sot mbledhjen e radhës për situatën në Kosovë, ku pritet të diskutohen...
09:17 | 20/10/2026

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë, kërcënim serioz për Kosovën dhe stabilitetin rajonal

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se ambiciet territoriale të Serbisë përbëjnë kërcënim serioz për sovranitetin e...
21:06 | 16/10/2026

Sa të sigurta janë të dhënat digjitale në Kosovë?

Nga 8 deri më 11 tetor, sulmet me dronë ukrainas goditën tri qendra të të dhënave të gjigantit rus Yandex, duke ndërprerë shërbime digjitale dhe...
08:10 | 16/10/2026