• Kontakt
Tuesday, October 20, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mbi 1500 pedagogë firmosën peticionin në mbështetje të studentëve”, Hasimja: Nuk mund të rrimë duarkryq kur të rinjtë dhunohen

16:59 : 20/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Analisti dhe pedagogu Ermal Hasimja, i ftuar në News24, ka zbuluar se peticioni i pedagogëve ka kapërcyer mbi 1,500 firma, me një rritje të vazhdueshme çdo dy-tri orë.

Hasimja denoncoi sulmet e orkestruara dhe përpjekjet e pushtetit për të anatemuar e redaktuar lëvizjen akademike.

Pedagogu nënvizoi se prania e trupës akademike krah rinisë nuk bëhet për protagonizëm politik, por si një detyrë absolute morale e kombëtare. Sipas tij, pedagogët nuk janë aty për të udhëhequr apo për t’u marrë vendin studentëve, sepse këtë protestë e udhëheqin vetë studentët.

Mirëpo, pedagogët kanë detyrën morale e qytetare që ta mbështesin fuqimisht këtë kauzë nëse ajo është për të mirën e vendit dhe e drejtë. Ai shtoi se nuk mund të rrinë anash duke parë lajmet në televizion ndërkohë që studentët rrihen, e pastaj t’i presin në klasa të vijnë të mavijosur apo të nxirë. Vjen një moment ku ora e mësimit bëhet shumë më e parëndësishme se ora e përgjegjshmërisë qytetare dhe e edukatës publike.

Lidhur me paralajmërimet për grevë e bojkot mësimor, Hasimja sqaroi se bojkoti realisht po udhëhiqet nga vetë studentët që ndodhen në sheshe, ndërsa trupa e pedagogëve po ushtron mbrojtje e mbështetje institucionle ndaj kauzës së tyre.

Lexo edhe:

“Protesta s’ka lidhje me opozitën”, Hasimja: Janë në pozicion jashtë loje

Hasimja: Nëse nuk je në tavolinë, je në menu. Shqiptarët duhet ta kuptojnë.

“Ata mund të kenë 1,000 e një arsye për të mos qenë të grupuar në një situatë si kjo, por ju ia keni dalë që përmes një peticioni të grumbulloni plot 1,500 firma.

Mbi 1,500, sepse unë pashë versionin e papërditësuar. Përditësohet çdo dy-tri orë dhe çdo dy-tri orë sa herë përditësohet dalin nga 200–300 firma shtesë. Ka patur një përpjekje të politikës për të anatemuar këtë përpjekjen tuaj, patjetër. E para, ke trollsa të shumtë që të sulen nga të gjitha anët: ‘Jo kush janë këta pedagogë, jo këtë e ka ky, jo këtë e ka ai’. Në një listë me 1,500 pedagogë patjetër që do të gjesh dikë që s’e ke qejf, dikë që është i Saliut, dikë që është i Sorosit, dikë që ka qenë i Ramës, ky që ka qenë kështu e kështu me radhë.

Me sa duket edhe Taulant Balla, pavarësisht se është shumë i zënë duke menaxhuar situatën e rrahjes së adoleshentëve dhe studentëve rrugëve, ka gjetur kohë me sa duket të na bëjë edhe redaktim aty, se ka bërë një postim i cili na tregon një emër që ka kaluar aty. Dikush i thotë s’ka rëndësi për emrin, por ka vënë vetëm atë gradën. Kur ka kaq kohë zoti Balla që të merret e të bëjë redaktimin e peticionit tonë, unë mendoj që duhet të merrej më tepër me hallet e shtetit.

Realisht, kur ti ke 1,500 firma aty brenda, ti ke pjesën më të vetëdijshme, pjesën më të guximshme që gjithashtu kanë edhe presione, si dhe pjesën më të angazhuar të pedagogëve. Besoj që ti ke pasur rastin t’i shohësh emrat aty, domethënë s’ka nevojë për shumë koment se kush e ka firmosur.

Ne nuk e kemi marrë atë misionin e bashkimit të të gjithë intelektualëve e të tjerë, se intelektualët ti mund t me i bashkuar për një kauzë të caktuar. Por përderisa ata i janë përgjigjur menjëherë thirrjes tuaj me një firmë… Në vitin 2013, po të të jap rastin e fundit, kam qenë në auditor me studentët e mi dhe me thënë të vërtetën nuk kam pritur që studentët të më thonë: ‘O profesor, a do të ikim te protesta kundër armëve kimike?’ U kam thënë unë: ‘E kuptoj çfarë doni të bëjmë’, sepse vjen një moment ku ajo ora e mësimit është shumë më e parëndësishme sesa ora e përgjegjshmërisë qytetare, ora e edukatës politike publike që ti ke me studentët e tu. Studentët e kanë vështirë ta respektojnë një pedagog po nuk e panë si të tyrin, po nuk e panë si dikush me të cilin ndajnë të njëjtat vlera. Mund të mos bien dakord për shumë gjëra, por në ca gjëra që përfaqësojnë interesin kombëtar dhe publik, aty pastaj nuk ka më ndarje të së majtës apo të së djathtës, e kemi qenë me studentët aty në shesh. tha ai.

 

Etiketa: Ermal Hasimja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Protesta s’ka lidhje me opozitën”, Hasimja: Janë në pozicion jashtë loje

22:25 : 14/10/2026
AKTUALITET

Hasimja: Nëse nuk je në tavolinë, je në menu. Shqiptarët duhet ta kuptojnë.

20:39 : 09/10/2026
AKTUALITET

Hasimja: Sot kemi parti-shtet, në funksion të partisë dhe jo të qytetarëve

15:13 : 07/10/2026
AKTUALITET

Hasimja/ Ja çfarë do ta shkundte Ramën nga themelet

19:52 : 05/09/2026
AKTUALITET

79 ditë rezistencë, Hasimja: Protesta ka krijuar një sjellje të re elektorale                   

15:45 : 17/08/2026
AKTUALITET

Kundër pragut 4%, Hasimja i shtrin sërish ‘dorën’ për bashkëpunim Shehajt dhe Qorit

13:54 : 14/05/2026

TË GJITHA

“Mbi 1500 pedagogë firmosën peticionin në mbështetje të studentëve”, Hasimja: Nuk mund të rrimë duarkryq kur të rinjtë dhunohen

16:59 : 20/10/2026

Protestat në Shqipëri/ AAK: Të mos lejohet përkeqësimi i situatës

16:45 : 20/10/2026

SPAK 15 akuza për Ballukun në kulmin e protestës, a mori Edi Rama “mesazh lamtumire” nga amerikanët

16:36 : 20/10/2026

Kuvendi mblidhet të enjten, zbardhet rendi i ditës. Një javë më parë u anulua nga frika e protestës

16:24 : 20/10/2026

Ambasadorët e SHBA, BE e Gjermanisë takim me Begajn, të pranishëm Topi e Meidani/ Çfarë u diskutua

16:18 : 20/10/2026

Studentët e Universitetit të Korçës do të vijojnë bojkotimin, paralajmërojnë protestë

16:14 : 20/10/2026

Ndërprerja e energjisë elektrike godet shërbimet e Google Cloud

16:08 : 20/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com