Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha, mesazh studentëve, pedagogëve dhe gjithë popullit shqiptar

Kalaja: 5 arrestime të paligjshme, avokatja paralajmëron kallëzim të ri në SPAK për dhunën policore

Kalaja: 5 arrestime të paligjshme, avokatja paralajmëron kallëzim të ri në SPAK për dhunën policore

17:07, 20/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar pas seancave gjyqësore për vlerësimin e masave të sigurimit personal ndaj protestuesve të ndaluar dhe arrestuar nga policia, duke bërë të ditur se Gjykata vendosi masën e detyrimit për t’u paraqitur për 28 të arrestuarit, ndërsa për 5 prej tyre vlerësoi arrestimin si të paligjshëm.

Kalaja, e cila mori pjesë në seancë si avokate mbrojtëse e protestuesve, së bashku me kolegët e Grupit të Avokatëve pranë Partisë Demokratike, pretendon se arrestimet janë shoqëruar me shkelje ligjore dhe se raportet e shërbimit të policisë përgatiten në mënyrë të paligjshme.

Sipas saj, gjatë seancës paraqiti prova për të mbështetur pretendimet lidhur me mënyrën e hartimit të këtyre raporteve. Avokatja njoftoi gjithashtu se një provë tjetër, së bashku me një kallëzim shtesë për atë që e cilëson si dhunë ekstreme policore, do të depozitohet në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Reagimi i avokates Adriana Kalaja

Sërish premtim i mbajtur.....

Sot, bashkë me kolegët e mi të Grupit të Avokatëve pranë PD-së, me cilësinë e avokates mbrojtëse të protestuesve të dhunuar, ndaluar dhe arrestuar nga policia kriminale, mora pjesë në seancën e vleftësimit të masave të sigurimit personal.

Pavarësisht kërkesës së Akuzës, Gjykata vendosi për të 28 të arrestuarit, masën e detyrimit për tu paraqitur dhe për 5 prej tyre, vleftësimin e paligjshëm të arrestit, duke i hapur rrugën në vijim Gjykatës që të mbajnë të njëjtin qëndrim lidhur me paligjshmërinë e arresteve.

Me provën që paraqita para Gjykatës, vërtetova atë që kemi vite që e kundërshtojmë e që lidhet me faktin që Raportet e Shërbimit, përgatitet në mënyrë të paligjshme dhe në shpërdorim detyre, nga narko policia.

Ndërkohë, prova e skandalit të radhës, bashkë me kallëzimin shtesë për dhunën ekstreme policore, do depozitohet në SPAK.

Deri në fund me rininë.

Deri në fund, me të ardhmen.

Deri në fund, me Shqipërinë.

#meshqiponjat

#merininë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco