Pas tensioneve në Ministrinë e Arsimit, protestuesit u zhvendosën te Bulevardi qendror te Kryeministria. Këtu situata nisi po me tensione, me një grup të rinjsh të maskuar që nisën të godasin me gurë në drejtim të efektivëve të policisë. Por, situate ndryshoi shpejt dhe gurët ja lanë vendin daulles dhe valleve.