Tensionet dhe përplasjet gjatë protestave në Shqipëri kanë sjellë edhe një mesazh nga Kosova. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që situata të mos përkeqësohet më tej, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve në Kosovë të ndihmojnë Shqipërinë përmes qëndrimeve të matura.
“Një lutje për të gjithë ne në Kosovë, ta ndihmojmë Shqipërinë me qëndrime të matura. Dhe një lutje për të gjithë ata në Shqipëri, të mos lejojnë situatën të përkeqësohet edhe më shumë”, thuhet në mesazhin e Haradinajt, të publikuar në RTV Dukagjini dhe të shpërndarë nga AAK-ja.
Partia e drejtuar prej tij ka shprehur gjithashtu solidaritet me Shqipërinë.
“Me sy e zemër jemi me Shqipërinë, sot e gjithmonë!”, shkruan AAK në rrjetet sociale.









Komente
Komento