Lajmi i fundit

LIVE/ Nuk ndalet protesta studentore te kryeministria, mijëra kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

‘Larg duart nga studentët’, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: Ka shkuar thika në asht!

‘Larg duart nga studentët’, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: Ka shkuar thika në asht!

17:05, 20/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vala e revoltës popullore po merr një mbështetje gjithnjë e më të gjerë nga figurat më të njohura të artit dhe kulturës në vend.

Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka reaguar me tone të ashpra dhe e revoltuar ndaj ndërhyrjeve të dhunshme të policisë dhe shtypjes së protestuesve në rrugët e kryeqytetit.

Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, artistja e shquar ka dënuar sjelljen e pushtetit ndaj nënave, grave dhe studentëve, duke u rreshtuar hapur krah lëvizjes qytetare, dhe duke kërkuar largimin e menjëhershëm të qeverisë.

Reagimi:

“O shteti pashtet! Ka shkuar thika në asht.
Larg duart nga nënat, fëmijët, vajzat e gratë! Larg!
Larg duart nga studentët! Larg duart nga e ardhmja! IKNI!
Me protestën!”
, shkroi ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco