Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e protestuesve të arrestuar gjatë tubimit, duke caktuar masa më të lehta sigurie për personat nën hetim.

Sipas vendimit të gjykatës, 12 prej tyre do të jenë nën masën e “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Për njërin prej protestuesve është vendosur edhe ndalimi i afrimit në një distancë më të vogël se 100 metra nga ndërtesat e institucioneve publike, si dhe ndalimi i qëndrimit në sheshe dhe ambiente ku zhvillohen tubime apo manifestime publike, pa autorizimin paraprak të gjykatës.

Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar masa sigurie për personat e arrestuar, duke propozuar për 10 prej tyre “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim dhe detyrim qëndrimi në një vend të caktuar”, ndërsa për dy të tjerë, G. P. dhe R. H., kishte kërkuar masën e “arrestit në shtëpi”.

Personat nën hetim dyshohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tyre, nëse nuk mbahen për ndonjë masë tjetër sigurie apo vendim dënimi

NJOFTIM PËR MEDIAN

Mbi interesimin publik të shfaqur, komunikojmë në mënyrë zyrtare informacionin si vijon më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sot më datë 20.10.2026, mori në shqyrtim kërkesat e paraqitura nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit dhe Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit personal ndaj personave nën hetim:

Personit nën hetim M. M.., përfaqësuar nga avokati Lin Alia dhe Haxhi Giu i zgjedhur.
Personit nën hetim R. R.., përfaqësuar me deklarim nga avokat Ferit Ramçi.
Personit nën hetim R. M., përfaqësuar nga avokati Dhimiter Zguro, i zgjedhur.
Personit nën hetim B. M., përfaqësuar nga avokati Koçi Mato, i zgjedhur.
Personit nën hetim E. Q., përfaqësuar nga avokate Eda Grimci, e zgjedhur.
Personit nën hetim K. M., përfaqësuar nga avokati Koçi Mato, i zgjedhur.
Personit nën hetim A. M., përfaqësuar nga avokati Koçi Mato, i zgjedhur.
Personit nën hetim H. N., përfaqësuar nga avokate Eda Grimci dhe Xharije Nela, të zgjedhur.
Personit nën hetim F. M., përfaqësuar nga avokati Lin Alia dhe Haxhi Giu, të zgjedhur.
Personit nën hetim K. F., përfaqësuar nga avokati Emanuel Lumçi, i zgjedhur.
Të dyshuar: Për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Me objekt: 1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë. 2. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale dhe “Ndalimi dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar”, parashikuar nga neni 235 i K.Pr.Penal.

Personit nën hetim G. P. përfaqësuar nga avokate Adriana Kalaja dhe Eda Grimci, të zgjedhur.
Personit nën hetim R. H. përfaqësuar nga avokate Adriana Kalaja, e zgjedhur.
Të dyshuar: Për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Me objekt: 1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë. 2. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata, në përfundim të gjykimit të çështjes, pas shqyrtimit të provave të paraqitura nga organi i akuzës dhe pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, në mbështetje të Neneve 228, 229, 230, 244/1, 251, 252, 258, 259, 234 dhe 235 të Kodit të Procedurës Penale,

V E N D O S I:

  1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim G. P., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim G. P., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim G. P., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

  1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim R. H., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim R. H., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalimi dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar”, parashikuar nga neni 235 i K.Pr.Penal.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet personi nën hetim R. H., të mos afrohet dhe të mos qëndrojë në një distancë më të vogël se 100 metra në ndërtesa të institucioneve publike, si dhe të ndalohet që të qëndrojë në sheshe dhe mjedise publike ku zhvillohet çdo grumbullim, tubim apo manifestim publik, pa autorizimin paraprak të kësaj gjykate.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim R. H., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

  1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim M. M., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim M. M., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim M. M., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

  1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim R. R., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim R. R., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim R. R., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

  1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim R. M., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim R. M., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim R. M., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

  1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim B. M., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim B. M., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim B. M., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

  1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim E. Q., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim E. Q., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E. Q., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

  1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim K. M., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim K. M., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim K. M., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

  1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim A. M., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim A. M., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim A. M., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

  1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim H. N., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim H. N., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim H. N., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

  1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim F. M., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim F. M., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim F. M., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

  1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim K. F., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim K. F., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim K. F., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

  1. Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.