E martë, 20 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Levan, përplasen betonierja dhe një automjet transporti, një i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të bypass-it Mbrostar–Levan, pranë rrethrrotullimit të Spitalit Memorial Turk në Fier.

Sipas burimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, në aksident janë përfshirë një betoniere dhe një automjet transporti, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, betonierja ka dalë nga rruga.

Reklamë

Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar njëri prej drejtuesve të mjeteve, i cili ka pësuar frakturë në krah. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit ka mbërritur patrulla e Policisë, e cila ka ndërhyrë për menaxhimin e trafikut, pasi përplasja shkaktoi vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.