Vala e revoltës popullore po merr një mbështetje gjithnjë e më të gjerë nga figurat më të njohura të artit dhe kulturës në vend.
Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka reaguar me tone të forta ndaj ndërhyrjeve të policisë gjatë protestave në Tiranë, duke shprehur indinjatën e saj për mënyrën se si po trajtohen protestuesit.
Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, artistja ka dënuar përdorimin e forcës ndaj nënave, grave, vajzave dhe studentëve, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të ndërhyrjeve ndaj tyre.
Me fjalë të ashpra, Libohova ka shprehur mbështetjen për protestën qytetare, ndërsa ka bërë thirrje për largimin e qeverisë.
“O shteti pashtet! Ka shkuar thika në asht. Larg duart nga nënat, fëmijët, vajzat e gratë! Larg! Larg duart nga studentët! Larg duart nga e ardhmja! IKNI! Me protestën!”, shkruan Irma Libohova në reagimin e saj.
Mesazhi i këngëtares vjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë në kryeqytet, ndërsa reagimet e figurave të njohura të artit dhe kulturës po i shtohen debatit publik mbi situatën në vend.












