Bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur plot me pedagogë, studentë dhe qytetarë.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Studentët kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë, që e akuzojnë se po drejton një qeveri, e cila karakterizohet nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.
“Jep dorëheqje”, është thirrja e tyre e fuqishme në bulevard. Revolta e pedagogëve nisi që në orët e para të mëngjesit. Ata kanë përpiluar edhe pesë kërkesa, ku e para mbetet dorëheqja e kryeministrit.
