Ora 18:00. Pas orëve të qeta dhe me valle para Kryeministrisë, trazirat janë rikthyer. Ka qenë një zonjë që shkoi kaloi perimetin e sigurisë te Kryeministria duke shkuar përballë autobotit të ujit, dhe më pas disa të rinj gjuajtën me gurë. Menjëherë u hodh ujë dhe gaz nga ana e Policisë.
Pas shpërndarjes së turmës përpara institucioneve qendrore, forcat e Policisë së Shtetit kanë vijuar lëvizjet në terren për të shpërndarë grupet e protestuesve që lëviznin në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.
Efektivët e policisë kanë ndjekur grupet e të rinjve në disa nga zonat më të populluara të Tiranës, përfshirë zonën e Pazarit të Ri, rrugët përreth qendrës dhe pranë 9-Katësheve.
Në këto akse po ushtrohen kontrolle ndaj personave të dyshuar si pjesëmarrës në protestë, ndërsa situata në rrugët dytësore mbetet e tensionuar me prani të shtuar të patrullave policore.
Ora 16:30. Një moment i veçantë është regjistruar gjatë ditës së tetë të protestës së të rinjve. Përpara godinës së Kryeministrisë, siç shihet edhe në pamjet e gazetarit të ”Koha Jonë”, Daniel Muçaku, disa prej protestuesve kanë nisur të kërcejnë valle nën ritmin e daulles, në një skenë që bie në kontrast me tensionet dhe përplasjet e ditëve të mëparshme. Pamjet e të rinjve që kërcejnë përballë efektivëve të policisë sjellin një tjetër atmosferë në protestën që prej ditësh ka mbajtur të tensionuar kryeqytetin.
Ora 15:41. Pas përplasjeve në ”Rrugën e Durrësit”, tashmë protestuesit janë zhvendosur te Kryeministria. Forcat e Policisë përdorën sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit pranë Ministrisë së Arsimit dhe t’i ndiqnin ata nëpër rrugicat e kryeqytetit. Në një lëvizje taktike, protestuesit janë rigrupuar me shpejtësi në zemër të Tiranës.
Ora 15:27. Protestuesit dhe forcat e Policisë së Shtetit janë përplasur te ”Rruga e Durrësit”, pak metra larg Ministrisë së Arsimit pasditen e të martës, për të dytën herë këtë ditë. Ndryshe nga ditët e tjera, protesta ka qenë kryesisht paqësore, por deri tani janë shënuar dy episode tensioni. Të rinjtë hodhën fishekzjarrë në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit u përgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Një përpjekje për të shoqëruar një të ri u pengua nga protestuesit e tjerë, të cilët nuk lejuan efektivët e Forcave Shqiponja që ta merrnin.
Ora 14:30 Është tensionuar situata e protestës para Ministrisë së Arsimit, ku u mblodhën studentë e pedagogë të shumtë. Protesta e studentëve, të cilët sot u mbështetën edhe nga pedagogët, nisi paqësore paraditen e sotme para Universitetit Politeknik dhe më pas para Kryeministrisë. Por pas zhvendosjes te Ministria e Arsimit kanë nisur tensionet kur të rinj të maskuar filluan të gjuanin me gurë drejt godinës së Ministrisë.
I menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i policisë, të cilët nisën të hedhin ujë me presion drejt protestuesve. Edhe pse në katin e parë janë vendosur disa mbrojtëse hekuri, dëmtimet nga gurët janë të dukshme.
Disa prej tyre janë futur edhe në oborrin e institucionit, ndërsa protesta po vijon. Ndërkohë, në Rrugën e Durrësit, një pjesë e bizneseve nuk ishin hapur, ndërsa disa të tjerë kishin vendosur që sot të hapnin qepenat. Por pas nisjes së përplasjes, ata kanë nisur menjëherë të mbyllin bizneset e tyre.
Lexoni edhe:
Pas trazirave, të rinjtë kërcejnë përpara Policisë. Valle me daulle para Kryeministrisë
Protestat në Tiranë/ Deputeti gjerman, Abraham: Qytetarët kërkojnë fundin e korrupsionit
Policia shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës protestuesit para Ministrisë së Arsimit
Rikthehen trazirat, gurë dhe gaz në qendër të Tiranës. Protestuesit rikthehen te Kryeministria
Zjarri dogji katin e parë, reagon Gjykata e Lartë: Pezullohen gjyqet
Agravon situata hidhen gurë mbi policinë, bëhet gati gazi lotsjellës…
Protestat shtyjnë ”Maratonën e Tiranës”, konfirmohen datat e reja
Tabaku thirrje nga protesta: Hajde të mbrojmë fëmijët tanë, Rama po përdor mjetet e fundit
FOTO/ Pas kaosit për disa minuta, pedagogët qetësojnë protestën te Ministria e Arsimit
33 të arrestuar nga protesta e së hënës, të dëmtuar 7 efektivë policie
PD kërkon seancë urgjente në Kuvend: Rama të japë llogari për veprimet e policisë
Ministritë ”blindohen” kundër molotovëve, mburoja metalike në dyer e dritare
Pedagogia e Drejtësisë, bashkëshortja e të ndjerit Olldashi mesazh Ramës: Bursën ua jep ligji
Deputetja e PD, Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë
“2500 euro për një kokë shqiponje” protestuesi tregon si zgjidhet kjo situatë
Mungojnë “maskat”, pedagogët e studentët vijojnë protestën para Kryeministrisë
VIDEO/ Qytetari i revoltuar: Jo dialog. Rama mashtron, me pushtet ai të merr tokën
Juristja dorëzon në SPAK kallëzim ndaj kryeministrit Rama dhe kryepolicit Hita








