• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Refuzimi i dialogut nga studentët protestues? Kronikë e paralajmëruar

Nga protesta paqësore 135-ditore tek shpërthimi i dhunës 7-ditore: kur kërkesat studentore u përzien me thirrjet politike dhe kur dallimi ndërmjet protestës qytetare dhe akteve kriminale u bë thelbësor për të kuptuar ngjarjet e Tiranës

by A. Q
20/10/2026 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Refuzimi i sotëm nga protestuesit i 12 karrigeve të kryeministrisë, të vendosura nga stafi i saj për dialog, dëshmon se studentët protestues nuk janë ata që e kanë fjalën e fundit në këtë lëvizje pa kokë dhe me një kërkesë të vetme, e cila bëri sot 135 ditë në formë paqësore dhe 7 ditë në formë dhune urbane.

A ishte refuzimi i dialogut nga studentët protestues një zgjedhje e vetëdijshme politike e tyre, apo urdhër i prerë nga ata që ndoshta i drejtojnë? Kjo ngelet për t’u parë.

Përgjigjja nuk mund të gjendet vetëm tek deklaratat e studentëve, tek thirrjet e protestuesve, apo tek pamjet e dhunës. Ajo kërkon të dallojmë aktorët, motivet dhe format e ndryshme të veprimit, që u ndërthurën gjatë protestës.

Prej 31 majit 2026, grupe të rinjsh, mes tyre edhe studentë, zhvilluan një protestë të gjatë paqësore në bulevard dhe në rrugët kryesore të kryeqytetit. Për 135 ditë, deri më 12 tetor 2026, kjo formë e qëndrueshme e protestës qytetare u bë shprehje e pakënaqësisë dhe e kërkesës për ndryshim politik.

Ajo që e dallonte këtë protestë ishte këmbëngulja e saj në hapësirën publike, pa e kthyer domosdoshmërisht çdo ditë proteste në një përballje fizike me institucionet. Në këtë kuptim, ajo mund të përshkruhet si një formë e rezistencës paqësore, e cila në 10 ditët e para na frymëzpo të gjithëve. Pastaj, për fat të keq, erdhi duke u denigruar, në një rezistencë grupesh më fjalime jo koherente dhe pa asnjë plan konkret politik brenda lëvizjes.

Lind pyetja tjetër: a u shteruan mundësitë për dialog nga arroganca e qeverisë, apo gjatë këtyre 135 ditëve demonstrim paqësor, nuk u konsiderua kurrë si një objektiv real nga drejtuesit dhe grupet që i jepnin jetë protestës? Për fat të keq, opsioni i dytë ishte reali dhe këtë e panë qartë të gjithë qytetarët.

Dorëheqja e kryeministrit dhe qeverisë është kërkesë politike, kërkesat studentore në të gjithë botën demokratike nuk janë të tilla

Nëse kërkesat e studentëve përfundojnë duke u përmbledhur vetëm në thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit, atëhere lind nevoja të sqarohet se çfarë ndodh me problematikat konkrete që i shtynë ata të protestojnë. Apo kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre janë thjesht mbulim komod i një programi të qartë politik të dikujt tjetër?

A kanë ato kërkesa zgjidhje të përcaktuara? A ekziston një platformë e shkruar? A janë propozuar afate dhe mekanizma monitorimi? A është kërkuar një tryezë ku përfaqësuesit e studentëve të mund të ballafaqohen me ministrinë përgjegjëse, përse jo edhe me gjithë qeverinë?

Këto janë pyetje thelbësore, sepse një protestë fiton fuqi demokratike jo vetëm nga numri i pjesëmarrësve ose kohëzgjatja e saj, por edhe nga qartësia e kërkesave, përfaqësimi i besueshëm dhe aftësia për të propozuar zgjidhje.

Duke qenë se studentëve protestues sot dukshëm nuk u interesonte të ishin vetë avokatë të nevojave të tyre përballë qeverisë, lind menjëherë pyetja: a janë këta studentë përfaqësues të shqetësimeve dhe kërkesave të ligjshme të të gjithë studentëve të Shqipërisë?

Alternativa e vetme nga zgjedhja e tyre për të mos dialoguar, është të dalin grupet politike që fshihen pas studentëve dhe këto grupe të përcaktohen në protestë, nëse e duan të dhunshme si shtatë ditët e fundit, apo paqësore si 135 ditët përpara dhunës.

Dialogu nuk është kapitullim. Protesta nuk ka pse të jetë dhunë. Dhe asnjë kauzë politike nuk është mbi të drejtën e qytetarëve për të jetuar, punuar dhe protestuar në paqe.

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Refuzimi i dialogut nga studentët protestues? Kronikë e paralajmëruar

October 20, 2026
Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

October 20, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

October 20, 2026
Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, ndezin koshat e mbeturinave në rrugë, Policia i ndjek me makina dhe shoqëron disa prej tyre

Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, ndezin koshat e mbeturinave në rrugë, Policia i ndjek me makina dhe shoqëron disa prej tyre

October 20, 2026
Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

EMRAT/ Gjykata e Tiranës liron nga qelia protestuesit e arrestuar, u caktoi vetëm masën ‘detyrim paraqitje’!

October 20, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Studentët i pamë, kur mungonin

October 20, 2026
Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Tirana nuk është Far West-i, duhet të kemi guximin të dënojmë edhe vandalët, jo vetëm policët

October 20, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Protesta pas maskës dhe ligji që dënon me burg fshehjen e fytyrës

October 20, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Dështoi me guerrilet, Berisha përdor ‘gomën rezervë’, pedagogët e PD

October 20, 2026
Studentët me “dy fytyra”, pas valles sulmojnë me molotovë dhe gurë Policinë, shpërndahen me gaz e ujë, efektivët i ndjekin këmba-këmbës (FOTO)

Studentët me “dy fytyra”, pas valles sulmojnë me molotovë dhe gurë Policinë, shpërndahen me gaz e ujë, efektivët i ndjekin këmba-këmbës (FOTO)

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com