Trazirat, kryeministri francez fajëson grupet “ultramajtiste”: Do rrisim praninë masive të forcave të sigurisë

Europë | 5 minuta më parë

Kryeministri francez Sébastien Lecornu deklaroi të martën në një seancë të Asamblesë Kombëtare se autoritetet do të mobilizojnë një prani “masive” të forcave të sigurisë për fundjavën e ardhshme, pasi organizatorët njoftuan plane për protesta të reja.

Lecornu akuzoi gjithashtu grupet ultrmajtiste se kanë nxitur një “kryengritje” që çoi në trazirat e fundjavës së kaluar, në periferi të demonstratave kombëtare kundër kostos së jetesës dhe për financimin e arsimit.

Gjatë një seance të zhurmshme në parlament, Lecornu dënoi “planifikimin, në disa vende, të një plani kryengritës të udhëhequr nga grupe ekstremiste të së majtës.

Ai theksoi se autoritetet nuk do të tolerojnë që këto grupe “të marshojnë drejt Elysé-së ose Matignon-it”, duke iu referuar zyrave dhe rezidencave të presidentit dhe kryeministrit në Paris.

Franca do të vendosë disa forca ushtarake për të përforcuar policinë gjatë protestave të planifikuara për të shtunën e ardhshme, tha ministri i Brendshëm Laurent Nunez.

“Ne do të vendosim forcat Sentinelle, natyrisht si zëvendësim të forcave të sigurisë së brendshme… kryesisht për të liruar policinë dhe xhandarmërinë në misionin e tyre për të ruajtur rendin,” deklaroi Nunez në Asamblenë Kombëtare.

Lecornu tha se vendosja e policisë për demonstratat e të shtunës do të jetë “masive” dhe se qëllimi i tij është “kthimi i menjëhershëm në rend”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme