E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i ushtarakut: Kanë kaluar 4 muaj, ende pa shpërblimin e zjarreve
Denoncime

Denoncimi i ushtarakut: Kanë kaluar 4 muaj, ende pa shpërblimin e zjarreve

Pse Rama e miratoi për policinë brenda ditës?

Një efektiv i Forcave të Armatosura denoncon vonesën në dhënien e shpërblimit të premtuar për ushtarakët që u angazhuan në operacionet për shuarjen e zjarreve gjatë verës.

Sipas denoncimit të mbërritur, kryeministri Edi Rama njoftoi më 30 korrik për shpërblimin e efektivëve të Forcave të Armatosura që morën pjesë në përballimin e vatrave të zjarrit. Megjithatë, afro katër muaj më vonë, sipas ushtarakut, pagesa ende nuk është kryer.

Efektivi, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, pretendon se listat me emrat e personelit që ka marrë pjesë në operacione janë përgatitur, por procedura financiare nuk ka përfunduar. Sipas tij, kur ushtarakët kërkojnë informacion pranë zyrave të financës në repartet ku shërbejnë, u thuhet se ende nuk është miratuar Vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM) që do të mundësonte dhënien e shpërblimit.

Pikërisht kjo vonesë ka ngritur pikëpyetje te efektivët që kanë qenë në terren, përballë rrezikut dhe kushteve të vështira gjatë ndërhyrjeve për shuarjen e zjarreve.

Pse shpërblimi për policinë u miratua, ndërsa ushtarakët ende presin?

Në mesazhin e tij, denoncuesi ngre si shqetësim kryesor diferencën mes trajtimit të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe atij të ushtarakëve që u angazhuan në operacionet kundër zjarreve.

Ai i kërkon kryeministrit të shpjegojë pse, sipas pretendimit të tij, shpërblimi për punonjësit e policisë u miratua brenda ditës, ndërsa për pjesëtarët e Forcave të Armatosura procedura vijon të mbetet pezull prej muajsh.

Ushtaraku vë në pikëpyetje nëse është e drejtë që efektivët e FA-së të presin për një kohë kaq të gjatë për një shpërblim që, sipas tij, u është premtuar publikisht, ndërkohë që edhe ata kanë kontribuar drejtpërdrejt në përballimin e emergjencave të shkaktuara nga zjarret.

Deri në një sqarim zyrtar mbi arsyet e vonesës dhe statusin e vendimit përkatës, pretendimet e ngritura në denoncim mbeten për t’u verifikuar nga institucionet përgjegjëse.

Apeli i ushtarakut për Policinë e Shtetit: Mos godisni të rinjtë dhe studentët

Përtej shqetësimit për shpërblimin, efektivi ka përcjellë edhe një mesazh për punonjësit e Policisë së Shtetit, në një kohë kur protestat e studentëve dhe të rinjve në Tiranë janë shoqëruar me tensione dhe përplasje.

Ai u kërkon efektivëve të mos përdorin forcën ndaj protestuesve për interesa politike apo të personave të tjerë, duke theksuar se veprime të tilla, sipas tij, cenojnë edhe dinjitetin e atyre që shërbejnë me uniformë.

“Mos i godisni fëmijët për interesat e dikujt tjetër. Veprime të tilla na kanë turpëruar edhe ne, ushtarakët që shërbejmë nën uniformë. Forca, rini!”, është mesazhi që ai përcjell në fund të denoncimit.

Denoncimi ngre kështu dy çështje që kërkojnë përgjigje: vonesën e pretenduar në shpërblimin e ushtarakëve të angazhuar në shuarjen e zjarreve dhe shqetësimin për mënyrën se si po trajtohen protestuesit e rinj në kryeqytet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.