Pavarësisht ndjekjes nga forcat e rendit dhe përdorimit të vazhdueshëm të gazit lotsjellës në Sheshin “Skënderbej”, revolta qytetare vijon të mbetet aktive në rrugët e kryeqytetit.
Në Sheshin “Skënderbej” u vu re një grumbullim i madh mjetesh policore, ku përfshihen dhjetëra makina, furgona dhe efektivë të shumtë të mobilizuar për kontrollin e territorit. Megjithatë, kjo prani e ngjeshur nuk e ka ndalur lëvizjen e turmës.
Protestuesit janë zhvendosur dhe rigrupuar masivisht në afërsi të Parkut Rinia. Qytetarët po vazhdojnë qëndresën e tyre në këtë aks qendror, duke sfiduar mbulimin e zonës me gaz dhe ndërhyrjet e njëpasnjëshme të forcave policore.
