Pas tensioneve të njëpasnjëshme, situata në kryeqytet ka marrë një dinamikë të re. Pasi janë shpërndarë nga forcat e policisë, grupe të protestuesve janë vendosur në rrugë të ndryshme të Tiranës.
Ata gjithashtu kanë ndezur koshat e mbeturinave duke i lënë në mes të rrugës për të bllokuar qarkullimin e mjeteve të policisë.












