• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse i ngjajmë Perëndimit vetëm te shkatërruesit, por jo te politikanët dhe pedagogët?

by Mero Baze
20/10/2026 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pashë fjalimin e  Marine Le Pen, udhëheqësen e ekstremit të djathtë në Francë, që nuk e admiroj. Është fjala për dikë që është afër pushtetit. Revolta e të rinjve francezë, që gati e kishte shpartalluar policinë dhe kishte djegur bashki, dyqane e institucione publike, mori nga udhëheqësja më e madhe e opozitës, e cila politikisht mund të përfitonte nga ajo revoltë, vetëm përbuzje publike.

Marine Le Pen u kërkoi francezëve të ruanin qetësinë, dinjitetin dhe vetëpërmbajtjen. Ajo premtoi rivendosjen e autoritetit dhe të sigurisë, respektimin e sovranitetit e të demokracisë, si dhe detyrimin e autorëve të dëmtimeve për të paguar dëmet.

Marine Le Pen: Rivendosja e rendit dhe kthimi i fjalës te populli

Nuk ka gjë që mund t’i bëjë më shumë punë, nga pikëpamja elektorale, Marine Le Penit sesa ky rebelim anarkist i të rinjve që djegin çfarë u del përpara. Por ajo nuk i deshi ato vota dhe doli publikisht kundër tyre.

Prita po ashtu të shihja nëse në Francë apo në Itali do të dilnin pedagogë në protestë për të mbrojtur të rinjtë që dogjën dhe plaçkitën Parisin apo Milanon. Jo aq shumë sa te ne, pasi Franca nuk i ka 1.300 pedagogë me autoritet sa këta tanët, por qoftë edhe 130. Nuk kam marrë ende ndonjë lajm. Por edhe sikur të dilnin, dyshoj shumë se do të ankoheshin vetëm për dhunën e policisë dhe jo për djegien e bashkive, zyrave shtetërore apo dyqaneve private.

Të vetmet gjëra të tepruara që dëgjohen në Francë apo në Itali, por nuk dëgjohen këtu, janë se ata kanë prokurorë që shkojnë në vendngjarje dhe dokumentojnë krimin, kanë ushtri që e nxjerrin për të mbrojtur institucionet dhe vendosin rregull policor. Ne nuk kemi mbërritur ende në atë gjendje alarmante, por përfytyrojeni reagimin nëse mbërrijmë.

Pra, ajo që na dallon nga Perëndimi është se atje njerëzit dhe politikanët e ndajnë moralisht atë që është pronë publike dhe dëm i dhunës mbi shoqërinë, nga ajo që është dhunë e policisë mbi individin gjatë kundërpërgjigjes.

Opozita franceze dhe ajo italiane e urrejnë pushtetin njësoj si opozita jonë, por nuk urrejnë shtetin. Ato janë në krah të shtetit në ditët e tij të errëta. Vetëm këtu opozita është në një mendje me dhunën kundër shtetit, pasi e njëson atë me kundërshtarin në pushtet.

Dhe, për t’u kthyer edhe një herë te këta mësimdhënësit e sotëm në protestë, më duhet të them se ata janë një përgjegjësi më e madhe për qeverinë sesa dhunuesit e rrugës. Fakti që e kemi lënë të ardhmen e studentëve tanë në duart e tyre është një krim politik dhe një përgjegjësi historike.

E vërteta është se dhunuesit, ata që thyejnë dyqane apo qëllojnë me molotovë, nuk janë studentë. Këta mësimdhënës, që shfaqen në shesh si pedagogë, janë duke marrë përsipër viktima që nuk ekzistojnë dhe një dhunë që nuk është ushtruar mbi studentët.

Sipas raportit zyrtar të policisë, deri më sot nga 270 të ndaluar, 51 janë me precedentë penalë: persona të përfshirë në krime, shpërndarje droge ose të akuzuar më parë për plagosje e vrasje. Nuk janë studentët e këtyre mësimdhënsve, por janë adhuruesit e tyre.

Të tjerët janë adoleshentë, kosovarë, ose emigrantë të sjellë me pagesë. Janë rreth 10–15 studentë të përfshirë në ngjarje, por edhe ata njihen si militantë politikë.

Nga 310 të lënduar, 191 janë punonjës policie dhe 88 janë protestues, prej të cilëve vetëm tetë studentë. Të tjerët janë banditë rrugësh.

Nuk e di se cilët studentë përfaqësojnë këta mësimdhënës që dolën sot në protestë, por është e sigurt se kemi më shumë mësimdhënës të gatshëm të protestojnë sesa studentë. Përgjegjësia e qeverisë së Edi Ramës është se e ka lënë të ardhmen e studentëve në duart e këtyre.

Vetëm për këtë fakt studentët kanë të drejtë ta djegin universitetin dhe t’ia nxjerrin themelet qeverisë, pasi kanë përballë mësimdhënës të tillë, militantë politikë, që bëhen të gjallë vetëm kur ka protesta. Prej 13 vitesh janë të njëjtat fytyra që shfaqen rregullisht sa herë Berisha thërret miting. Ata e bëjnë të vdekur shpresën tonë për një arsim cilësor.

Të gjithë këta mësimdhënës që dalin në shesh, në kulmin e një vale dhune publike mbi institucionet dhe policinë nga një bandë huliganësh që nuk janë studentë, duan patjetër të shpikin se ata që po goditen janë studentë dhe se, sipas tyre, po të jenë studentë, paskan edhe të drejtë të djegin. Pra janë dhe devijues faktesh dhe pengues të drejtësisë.

E vetmja e drejtë që kanë studentët për të djegur janë karriget e këtyre sharlatanëve, të cilët i udhëheqin vajza dhe dhëndri i Sali Berishës, për nevoja politike, së bashku me mbeturinat e SHIK-ut të Gazidedes.

Është e pashembullt se si, në një vend, edukatorët e brezit të ri dalin në rrugë për të inkurajuar dhunën dhe jo për ta frenuar atë. Mësimdhënësit tanë të kioskave universitare, që e kanë nxjerrë arsimin shqiptar nga çdo renditje ndërkombëtare, përveçse autorë të gjenocidit arsimor mbi shqiptarët, tani duan të bëhen edhe autorë të gjenocidit mbi institucionet, policinë dhe pronën private të Tiranës.

Kjo është diferenca mes atyre që duan t’u mësojnë studentëve kulturën dhe atyre që duan t’u mësojnë dhunën. Këta mësimdhënësit tanë kanë dështuar edhe për të nxjerrë studentë cilësorë, edhe për të nxjerrë studentë protestues. Ndaj në vend të tyre kanë dalë vetë, për të justifikuar teserat e partisë , por jo emrin e pedagogut. Atë nuk u kemi borxh ne që së paku kemi pasur pedagogë. Shqipëria ka dhe njerëz që kanë mbaruar shkollë dhe e dinë çfarë është pedagogu.

Next Post
Lavrov: Zelensky ka sabotuar negociatat. Marrëveshja e paqes do sillte fundin e tij

Lavrov: Zelensky ka sabotuar negociatat. Marrëveshja e paqes do sillte fundin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lavrov: Zelensky ka sabotuar negociatat. Marrëveshja e paqes do sillte fundin e tij

Lavrov: Zelensky ka sabotuar negociatat. Marrëveshja e paqes do sillte fundin e tij

October 20, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Pse i ngjajmë Perëndimit vetëm te shkatërruesit, por jo te politikanët dhe pedagogët?

October 20, 2026
“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

October 20, 2026
Ministri Nufi takohet me Komandantin e ri të KFOR, Roberto Vergori: Shqipëria kontributin aktiv në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovë e më gjerë

Ministri Nufi takohet me Komandantin e ri të KFOR, Roberto Vergori: Shqipëria kontributin aktiv në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovë e më gjerë

October 20, 2026
Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

October 20, 2026
NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

October 20, 2026
Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë!

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë!

October 20, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Refuzimi i dialogut nga studentët protestues? Kronikë e paralajmëruar

October 20, 2026
Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

October 20, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com