Përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit ka marrë një rrjedhë të re, ndërsa turma e të rinjve është zhvendosur nga qendra e qytetit drejt akseve kryesore hyrëse e dalëse të Tiranës.
Të rinjtë po vijojnë marshimin përgjatë Unazës në drejtim të kryqëzimit të Don Boskos, të ndjekur nga afër nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe repartet e FNSH-së.
Për të ngadalësuar avancimin e mjeteve të blinduara dhe furgonave të policisë, protestuesit kanë filluar të vendosin barriera dhe barrikada të imrpovizuara me mjetet rrethanore përgjatë rrugës, në disa raste edhe duke u vënë zjarrin koshave të mbeturinave.
Pas mbërritjes në kryqëzimin e Don Boskos, protestuesit janë ngjitur për nga rruga ‘Mine Peza’ në drejtim të qendrës, për t’u bashkuar me pjesën tjetër të grupit që qëndron në bulevard.
Ndërkohë pas prishjes së kamerave të sigurisë në disa prej zonave ku protestuesit kanë qenë aktivë, policia ka ndërhyrë duke përdorur dron me rezulucion të lartë që kontrollohen nga salla operative për të gjurmuar lëvizjet e protestuesve.
© SYRI.net
Burime nga Dogana e Qafë Thanës: Plumba gome që përhapin edhe gaz vijnë nga Maqedonia e Veriut
Policia terror në sheshin ‘Skënderbej’/ Me shotgan e gaz lotsjellës ndjek të rinjtë protestues! Pamje të tjera
REUTERS: Zyrtarizohen akuzat ndaj Ballukut, korrupsioni është arsyeja pse rinia kërkon largimin e Ramës