Prokurorët specialë tashmë mund t’i kërkojnë Zyrës së Regjistrit numrin e lëndës për nisjen e hetimeve sipas detyrës zyrtare, pa marrë paraprakisht autorizim nga Kryeprokurori.
Të lidhura
None found
Mundësia u krijua pas vendimit të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzuesit për veprimtarinë ditore të Zyrës së Regjistrit.
Njoftimi i Prokurorisë bën të ditur se prokurorët mund t’i drejtohen drejtpërdrejt zyrës për numrin e regjistrimit, me qëllim të fillimit të hetimeve brenda kompetencave të tyre ligjore.
Vendimi, sipas institucionit, është marrë në përputhje me kompetencat dhe pavarësinë funksionale të prokurorëve për të nisur hetime sipas detyrës zyrtare. Prokuroria thotë se ndryshimi synon të thjeshtojë procedurat administrative dhe të nxisë nisjen e hetimeve.
Prokuroria Speciale ka riafirmuar angazhimin për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për hetimin e veprave që hyjnë në fushën e kompetencës së saj.






