Prezenca e OSBE-në Shqipëri dënon sërish dhunën gjatë protestave të fundit në vendin tonë dhe iu kërkon të gjitha palëve të ruajnë qetësinë. Në një mesazh publik, ODIHR thekson se çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur. “Të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen. Forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve dhe çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet pa vonesë dhe në mënyrë të pavarur”.