Dy të rinj janë shoqëruar nga Policia në Rrugën e Kavajës, në Tiranë, pas protestës së shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe uniformave blu.
Ndërhyrjet e efektivëve për shoqërimin e protestuesve po vijojnë edhe në zonën e Myslym Shyrit dhe në akse të tjera kryesore të kryeqytetit.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për numrin e përgjithshëm të personave të shoqëruar apo arsyet konkrete të këtyre ndërhyrjeve.
Ndërsa protestuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme të Tiranës, një grup qytetarësh është mbledhur sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.













